“Duaje, pranoje, fale dhe sillu mirë me veten tënde, sepse pa ty, pjesa tjetër e jona do të mbeten pa burimin e shumë gjerave të bukura”.
“Kur të tjerët na duan, ata duan që ne të jemi kështu siç jemi, jo siç janë ata. Ata na bashkohen për faktin që ne po rritemi me idetë, ëndrrat, unikalitetin dhe të ardhmen tonë. Ata duan që ne të jemi të pavarur dhe të lirë, jo të frikësuar. Ata duan të na e lehtësojnë ekzistencën, jo të na mbrojnë nga dhimbja, por të jenë aty, kur të kemi nevojë për ta. Ata na motivojnë të rrezikojmë, sepse duke rrezikuar ne vazhdojmë të rritemi”.
“Shpesh ne e nënvlerësojmë fuqinë e një puthje, të një buzëqeshje, të një fjale të mirë, të një veshi që na dëgjon, një komplimenti të sinqertë, të akteve të vegjël të përkujdesjes, të cilët të gjithë kanë fuqinë ta transformojnë komplet jetën”.
“Çfarë ne e quajmë sekret të lumturisë, nuk është më një sekret. Është thjesht dëshira jonë për të zgjedhur jetën”.
“E di me siguri se ne nuk i humbasim asnjëherë personat që duam, as kur ata vdesin. Ata vazhdojnë të marrin pjesë në çdo akt, mendim dhe vendim që ne marrim. Dashuria e tyre lë një gjurmë të fortë në kujtesën tonë”.
“Dashuria është gjithmonë e konsideruar si një dhuratë – e lirë, e vullnetshme dhe pa asnjë pritshmëri. Ne nuk duam për të na dashur, ne duam sepse duam”.
“Kam një ndjesi të fortë që e kundërta e dashurisë nuk është urrejtja – është apatia. Është të mos ta ndiejë për asgjë”.
“Mos mbaj përbrenda inat, dhimbje apo trishtim. Ato të vjedhin energjinë dhe të mbajnë larg dashurisë”.
“Mos mbaj mëri. Vazhdo përpara me jetën dhe dashurinë. Nuk do të ekzistosh përgjithmonë në këtë botë”.
“Talenti yt është dhurata e Zotit për ty. Ajo çfarë ti bën me të, është dhurata që ti i kthen Zotit”.