Psikologji

“Gjej një mashkull që të do, që të përqafon papritur, që të puth shpesh…”

“Gjej një mashkull që të do, një mashkull që të përqafon papritur dhe të puth shpesh. Një mashkull që tëndihmon me punët e përditshme të shtëpisë, por që të ndihmon vetë, pa ia kërkuar. Gjej një mashkull që tëtë surprizojë me një darkë, me një dhuratë të papritur, me një mesazh të veçantë. Një mashkull që të tëpërkëdhelë, që të përqafojë kur të ka pranë dhe që të bën masazh, kur kthehesh në shtëpi pas një dite tëlodhshme.

Gjej një mashkull që të sheh si gjënë më të bukur dhe më me vlerë në botë. Një mashkull që të kupton për çfarë do t’i thuash, thjesht me një shikim. Një mashkull që të prek me butësi dhe me pasion. Gjej njëmashkull që të bën të paktën një kompliment në ditë, që të bën të ndihesh e bukur në çdo moment. Njëmashkull krenar për ty, që i flet të gjithëve me mburrje për ty, por edhe që të kritikon kur je në gabime.

Gjej një mashkull të çmendur pas teje. Një mashkull që do të dijë të të bëjë të qeshësh dhe të argëtohesh. Një mashkull që do të dijë të të dëgjojë, të të kuptojë, të të këshillojë. Një mashkull që do të bëhet copash për të t’i realizuar dëshirat që ke, sepse të do. Gjej një mashkull që të respekton dhe të bën të ndihesh e respektuar.

Gjej një mashkull që të mbron, që të bën të ndihesh e sigurtë. Një mashkull që do të vendosë përherë nëvendin e parë. Gjej një mashkull që e zë gjumi të përqafuar me ty dhe që prioritet ka të të bëjë të lumtur. Gjej një mashkull të edukuar, të pastër, xhentil. Një mashkull që do të shtojë dëshirën për të jetuar, që do t’i bëjë ditët e tua më të bukura. Një mashkull që nuk do të bëjë asnjëherë të ndihesh e vetmuar. Njëmashkull që të bën të ndihesh e plotësuar dhe pa mungesa. Një mashkull të aftë, të sigurtë. Një mashkull të ndershëm. Të sinqertë. Serioz. Gjej një mashkull që do ta bëjë më të bukur botën tënde, jo më tëshëmtuar. Një mashkull që do të jetojë për ty dhe që do të bëjë të kuptosh se ti je gjysma tjetër e zemrës sëtij”. – D. Catarinella

Back to top button