Psikologji

Këshillat e vyera të një nëne për të bijën e saj

“Kur jeta do të na largojë dhe nuk do të mund të kujdesem dot më për ty, mos e harro asnjëherë atë që të kam thënë gjithmonë: “Nëse të pëlqen ndonjë këmishë, vishe dhe nëse të pëlqen ndonjë fund, vishe. Nëse do t’i presësh flokët, priji. Nëse do të vendosësh makiazh në fytyrë, vendose. Nëse të pëlqen ndonjë këngë, dëgjoje; dhe nëse të pëlqen të kërcesh, kërce. Mos lejo asnjë që të vijë e të thotë se si duhet ta jetosh jetën tënde”.

Nëse do të mund të të jepja tri gjëra, ato do të ishin:
1. Kapacitetin për të dashur dhe për të pasur shumë vetëvlerësim.
2. Forcën për të ndjekur ëndrrat e tua.
3. Kapacitetin për të kuptuar se për të qenë e lumtur, duhet vetëm të pranosh e mbështesësh veten tënde.

Ti nuk je vazhdimësia e mbiemrit tim, apo e qenies sime. Nuk je pjellë e barkut tim. Je shumë më tepër se kaq. Je unike dhe e mrekullueshme. Ti mund të jesh edhe ajo që unë nuk kam mundur dot të jem. Nuk do t’i tregoj asnjëherë vuajtjet e mia, për të mos dekurajuar në përpjekjet e tua. Ji ajo që do të jesh, mjafton që ajo gjë të të bëjë të ndihesh e lumtur.

Shit akullore, iluzione, bli re. Ngri dolli për jetën dhe mos i ndiq të tjerët. Mos e beso atë që të thonë të tjerët. Bëje diçka vetëm nëse ti mendon se do të të bëjë të lumtur. Ji timoni, por asnjëherë varka! Ji deti, por asnjëherë stuhia!” – Anonim

Back to top button