Your Life

“Kur pandemia të përfundojë…”, sipas David Grossman. Ia vlen ta lexoni!

“Kur pandemia të përfundojë, nuk është çudi që të ketë persona, të cilët s’do të duan t’i kthehen jetës së tyre të mëparshme. Do të ketë nga ata që do ta lënë vendin e tyre historik të punës. Do të ketë persona që do ta braktisin familjen, do t’i thonë “Lamtumirë” gruas, apo partneres së tyre. Njësoj sikurse do të ketë nga ata edhe që do të duan të sjellin në jetë një fëmijë, apo nga ata që nuk duan të kenë fëmijë.

Do të ketë edhe njerëz që do të nisin të besojnë në Zot, ose nga ata që do të ndalojnë së besuari tek Ai. Kjo pandemi do t’i bëjë njeërzit të dallojnë më mirë atë çfarë është e rëndësishme, nga ajo çfarë është e kotë. Do t’i bëjë të kuptojnë se koha është gjëja më me vlerë (jo paratë). Njëkohësisht pandemia do të jetë edhe një moment reflektimi për shumë persona, mbi zgjedhjet që kanë bërë, mbi gjërat, nga të cilat kanë hequr dorë, mbi dashuritë që nuk kanë guxuar t’i ndjekin dhe mbi jetën që nuk kanë guxuar ta jetojnë”. – David Grossman

Pandemia ka sjellë një ndryshim rrënjësor në jetën tonë. Fillimisht u shfaq me vështirësitë për të punuar normalisht, pasi nuk ishim mësuar të punonim me turne, apo në distancë me të tjerët. Më pas u shfaqën mundësitë e punës nga shtëpia, ku krahas komoditetit të ofruar (nuk mundoheshe të shkoje në kompani), kishin edhe problemet e tyre (distancimin social). Më vonë, u vunë re pasojat e pandemisë mbi ekonominë dhe ende vazhdojmë me masat e distancimit social dhe fizik. Njerëzit janë ftohur akoma më shumë. Disa njerëz kanë vite pa i takuar të afërmit, pikërisht prej frikës së infektimit me coronavirus. Kjo pandemi do të ndihet gjatë. Pasojat e saj do i vëmë re edhe në të ardhmen, sikurse shprehet edhe autori i mësipërm, qoftë në vendimet që do të marrim, qoftë në mendimet tona mbi ato çfarë pademia ka shkaktuar në jetën tonë.

Back to top button