Histori

Kush e vrau Mbretin Karli XII?

Karli 12[Udhëheqës botërorë që vdiqën në rrethana misterioze]

I quajtur “Luani i Veriut” nga admiruesi i tij Volteri, Karli XII udhëhoqi vendin e tij, Suedinë në konfliktet shkatërrimtare që i kushtuan asaj shtrenjtë në njerëz, para dhe territore. Karli u bë jopopullor për shumë suedezë, për sakrifica të tilla të panevojshme. Në dhjetor 1718, Karli udhëhoqi edhe një pushtim tjetër, këtë herë Norvegjinë, që deri atëherë ishte nën kontrollin e Danimarkës. Gjatë rrethimit të kalasë në majë të kodrës së Fridrikshaldit, mbreti shkoi në vijën e frontit për të mbikëqyrur ndërtimin e një llogoreje. Ishte një vend i rrezikshëm dhe brenda rrezes së goditjes të mushqetave daneze. Karli e ekspozoi veten mbi murin e ulët, dhe një plumb e goditi në kokë. Edhe pse kishte shumë trupa rreth Karlit, askush nuk e dëshmoi çastin e saktë të vdekjes së tij.
U ngritën pyetje te shumta. A erdhi plumbi nga zjarri armik, apo ishte mbreti ishte qëlluar qëllimisht nga njëri prej njerëzve të tij? Duke u bazuar sipas orientimit të kanalit dhe nga ku Karli qëndronte në këmbë, një plumb që vjen nga e majta do të tregonte një të shtënë nga fortesa; një nga e djathta do të tregonte që një ushtar suedez ishte ekzekutuesi. Kafka e Karlit kishte dy vrima, një në çdo anë, duke çuar në debatin e pazgjidhur se cila ishte plaga e hyrjes dhe cila ishte ajo e daljes.
Dokumentet tregojnë se disa prej shokëve të mbretit u sollën në mënyrë të çuditshme pak para se të vritej. Princi Frederick shfaqi nervozizëm ekstrem, aq sa u qetësua vetëm pasi dëgjoi që Karli kishte vdekur. Sekretari i Frederick-ut, Andre Sicre, në të vërtetë, pranoi vrasjen, ndërsa ishte në jermin e etheve, edhe pse ai e tërhoqi rrëfimin sapo u shërua. Kirurgu i mbretit kishte parë një ëndërr në të cilën mbreti i vdekur, kur u pyet nëse goditja erdhi nga fortesa, u përgjigj: “Askush nuk erdhi duke u zvarritur”.
Kthesa më e çuditshme për këtë mister ishte zbulimi në vitin 1924 i një plumbi të formuar në mënyrë interesante nga një kopsë në një gropë zhavorri në Oxnevalla. Tradita thotë se ishte tamam plumbi që vrau Karlin, i nxjerrë nga një ushtar që kthehej nga Fridrikshaldt. Legjenda thoshte se Karli ishte i papërshkueshëm nga plumbat e zakonshëm. U teorizua se vrasësi supersticioz bëri një plumb nga kopsa e palltos së vetë Karlit, për të depërtuar mburojën e mbinatyrshme të mbretit. Teoria duket qesharake dhe e panatyrshme, përveç një fakti. Gjurmët e gjakut në plumb janë të njëjta me ADN-në në dorashkat e njollosura me gjak të Karlit.

Leave a Reply

Back to top button