Your Life

Ndër bekimet më të mëdha të jetës, familja. Ia vlen ta lexoni!

Jeta sigurisht ka të mirat dhe të këqijat e saj, por ndonjëherë rutina “na rrëmben” aq shumë, saqë mendojmë vetëm gjërat vështira. Mërzitemi ndonjëherë për gjëra të kota, duke harruar se sa shumë gjëra të bukura kemi që na rrethojnë. Harrojmë të jemi mirënjohës për to.

Është bekim të kesh një familje afër, me persona që të duan dhe i do. Sigurisht, është bekim akoma më i madh që ata të jenë mirë, pasi nëse një familjar është i sëmurë, kuptohet që është gjithë familja e sëmurë. Jini mirënjohës për këtë gjë.

Është bekim të kesh një punë, pasi të gjithë e dimë se sa e vështirë është të gjesh një punë në ditët e sotme, dhe se sa e pamundur është t’ia dalësh pa një rrogë mujore deri në fund të muajit. Jini mirënjohës dhe bëni më të mirën në punën që keni. Nëse nuk ju pëlqen, ndryshojeni, ama jepni maksimumin në punën aktuale, derisa ta ndërroni atë. Mendoni që në atë punë keni hequr për ditë të tëra shumë prej shpenzimeve tuaja, mos u tregoni mosmirënjohës.

Është bëkim të kesh një çati mbi krye. Nuk ka gjë më të rëndësishme se shtëpia dhe këtë e kemi kuptuar të gjithë pas një dite të lodhshme pune, kur duam të kthehemi në shtëpi e të qetësohemi. Mendoni pak sa e vështirë është për shumë të pastrehë, se si ia dalin në ditët e ftohta të dimrit dhe në kushte të papërshtatshme jetese. Jini mirënjohës, pasi është vërtet bekim të kesh një shtëpi ku të futesh në fund të ditës.

Është bekim edhe të kesh ushqim në shtëpi. Falenderojeni Zotin që ju ka dhënë shëndet juve që punoni, apo familjarëve tuaj që mund t’ju ushqejnë në rast se jeni të papunë. Ushqimi është gjëja më e rëndësishme, pasi pa ushqim nuk jetohet, ndaj qëndroni mirënjohës atyre që ju ushqejnë. Nëse jeni në një punë, e ritheksojmë sërish të jepni maksimumin tuaj, pasi ju duhen të ardhurat për t’u ushqyer.

Është bekim edhe të kesh shëndet. Pa të nuk je i lumtur. Nuk mund ta shijosh asgjë të jetës, nëse nuk ndihesh mirë, apo nëse sheh që personat e tu të dashur të qëndrojnë pranë, por të trishtuar se ti nuk je mirë. Ji falenderues për çdo ditë që kalon dhe nuk ke shqetësime, pasi ndonjëherë rëndësinë e shëndetit e kuptojmë kur sëmuremi, dhe kjo gjë nuk është e drejtë.

Back to top button