Psikologji

Ndonjëherë duhet të vraposh, për të parë kush do të të ndjekë

Të gjithë gabojmë. Gjithkush ka mundësinë e një përpjekjeje të dytë. Lumturia dhe forca brenda nesh mund të thyejnë çdo mal, por gjëja kryesore që na nevojitet është besimi se kemi nevojë për dikë. Vetëm bindja se na duan dhe na vlerësojnë, ashtu siç jemi, me papërsosmëritë dhe idetë tona të vogla që nuk janë gjithmonë të suksesshme, na frymëzon dhe na siguron impulsin për të parë dritë, edhe në një dhomë të errët.

Të gjithë jemi rrëzuar, edhe pse jo të gjithë janë ringritur, por ata që kanë gjetur ende forcën për të jetuar, pa ulur duart, duhet të jenë mirënjohës jo vetëm për bërthamën e tyre të brendshme, por edhe për njerëzit që u kanë zgjatur atyre dorën në kohën e duhur.

/ MeB

 

Leave a Reply

Back to top button