Na ishte njëherë pronar tokash shumë i zgjuar dhe dinak, i cili zotëronte shumë prona në një fshat. Ai i huazonte fshatarëve shuma të vogla parash, kur ata shkonin dhe i kërkonin ndihmë. Duke përfituar nga fakti që nuk ishin të arsimuar mirë, ai e rriste artificialisht përqindjen e interesit mbi shumën fillestare të borxhit.
Për këtë arsye, shuma e borxhit rritej aq shumë, sa që njerëzit nuk mund ta paguanin dot, dhe detyroheshin që t’ia dorëzonin pronarit të madh edhe atë pak tokë që kishin. Pasi ua kishte marrë tokat të gjithë familjeve në atë fshat përmes dredhive të tilla, ai hodhi sytë tek një tokë në pronësinë e një gruaje të moshuar shumë afër shtëpisë së tij.
E moshuara jetonte krejtësisht e vetme. Ajo e punonte dhe mbillte arrën e saj të vogël, dhe më te arrinte të mbante frymën gjallë. Pronari e vrau mendjen por nuk ishte në gjendje të gjente një mënyrë të ligjshme sesi ta joshte që t’ia jepte tokën atij. Në fund vendosi korruptojë një zyrtar lokal, që i falsifikoi letrat e pronësisë për tokën e të moshuarës.
Më pas i shoqëruar nga një zyrtar, pronari i madh shkoi të takojë gruan, duke i dorëzuar një njoftim zyrtar për t’ia dorëzuar atij tokën. E moshuara u trondit. Ajo i tha se kishte jetuar atje gjatë gjithë jetës së saj, se ajo tokë kishte qenë në pronësi të paraardhësve të saj, dhe ajo e kishte trashëguar prej tyre.
Si mund ta pretendonte tani dikush tjetër? Ajo iu drejtua gjykatës së zonës, por pronari i kishte korruptuar që të gjithë dhe kishte paraqitur dokumente të falsifikuara. Në këtë mënyrë, gjykata u shpreh në favor të pronarit të madh. E dëshpëruar plaka u përgatit që të lironte tokën, ndërsa pronari i madh dhe bashkëpunëtorët e tij qëndruan aty duke pritur që ajo të largohej.
Kur po ikte, plaka e me lot në sy iu afrua pronarit të ri dhe i tha:“Zotëri! Sot më ke marrë gjithçka. Gjithë jetën e kam kaluar këtu, por tani po largohem. Në këtë copë tokë kam luajtur kur isha fëmijë, jam rritur me familjen time, ndaj ajo është shumë domethënëse për mua.
Ne të gjithë jemi bërë prej dheu, ndaj çdokush mund të ketë dashuri ndaj tij. Më lejoni që të marr me vete një kosh me dhe nga kjo tokë. Me atë pranë vetes do të kem gjithmonë aromën e këtij vendi derisa të vdes e qetë”.
Pronari i madh buzëqeshi me qesëndi. Meqë e kishte fituar të gjithë tokën e saj pa e paguar të moshuarën, mendoi se nuk kishte asgjë të keqe që ta lejonte të merrte një kosh me dhe, që të largohej e qetë prej andej. I tha:Mirë zonjë, mund ta mund të mbushni me dhe koshin tuaj”.
E moshuara nuk humbi kohë dhe nisi ta mbushte me dhe koshin. Ky i fundit u mbush tej mase, sa që plaka e kishte të vështirë ta ngrinte shportën për ta vendosur mbi kokë. Më pas i tha pronarit të ri: “Zotëri, ju lutem, a do të më ndihmoni pak që ta vë koshin mbi kokë?”. Pronari u afrua për të ndihmuar dhe i tha: “Oh plakë e gjorë, a nuk u mendove para se ta mbushësh kaq shumë këtë shportë? Ju mezi e mbushët, e si mund ta merrni me vete?”.
Me lot në sy, e moshuara iu përgjigj: “Zotëri, e gjithë kjo tokë ishte e imja, unë e kalova gjithë jetën time këtu. Unë po mundohem të mbaj një shportë të vetme me dhe nga këtu, ndërsa ende mund të marr frymë. Por nuk do të mund ta mbaj më kur të vdes.
Ju zotëri, keni shumë tokë që dikur i përkiste të tjerëve. Si do t’i mbani që të gjitha vetë?”. Pronari mbeti i shtangur nga ajo që dëgjoi. Ai e kuptoi gabimin e tij, ra në gjunjë para plakës,i kërkoi ndjesë dhe e lejoi të jetonte e lumtur në tokën e të parëve.
Morali i historisë: Mos mashtroni, dhe mos u bëni lakmitar. Mos merrni më shumë sesa keni nevojë. Jini të kënaqur me atë që keni. Ndonjëherë mjafton për një jetë të lumtur.