Nis shumë keq aventura në Champions League e Ronaldos me fanelën e Juves. Portugezi ka marrë një ndëshkim me të kuqe në minutën 29 të pjesës së parë, në ndeshjen e parë të Juves në Valencia. CR7 ka shpëtuar në lotë dhe doli tejet i prekur pasi arbitri Brych i nxorri kartonin e kuq, pas një kontakti në zonë me Murillon.
Çfarë ndodhi
Ish interisti dhe ROnaldo patën një kontakt në hyrje të zonës kur topi ishte në të majtë, tek Alex Sandro: Ronaldo shtyu për të larguar mbrojtësin e Valencias dhe ra në tokë. Ronaldo e preku në kokë duke i thënë të mos ekzagjerojë. Episodi u vu re nga asistenti që njoftoi menjëherë Brych.