Histori

Sër Tomas Bladuort dhe zjarri i madh i Londrës

Screen Shot 2016-08-29 at 21.49.32Në vitin 1666, një zjarr masiv shkatërroi pjesën më të madhe të Londrës së vjetër. Asokohe, Sër Tomas Bladuort ishte kryetari i bashkisë së qytetit, dhe dëshira e tij për të fjetur mund të ketë shkaktuar një tragjedi lehtësisht të parandalueshme. Në orën 2:00 të mëngjesit të datës 2 shtator, shtëpia e bukëpjekësit mbretëror në Pudding Lane mori flakë. E vendosur në një rrugë të ngushtë, dhe e rrethuar me ndërtesa të shumta prej druri, zjarri u përhap shpejt.

Kur Sër Bladuort u zgjua me urgjencë dhe u njoftua për zjarrin, ai e shpërfilli ngjarjen dhe u kthye të flinte duke thënë:”Edhe një grua mund ta fikë, duke pshurrur mbi të”. Ai injoroi paralajmërimet për të shembur ndërtesat përreth, derikur qe tepër vonë, dhe kur zjarri u shua Londra ishte bërë shkurmb e hi. Samuel Pepis nuk u habit nga sjellja e Bladuort, ndërsa ka sugjerime se kryebashkiaku kishte qenë duke pirë natën kur shpërtheu zjarri. Megjithatë Bladuort mbeti në detyra qeveritare deri kur vdiq./bota.al

Leave a Reply

Back to top button