Bota

“Shtatë jetët” e Joe Bidenit

Nga Alessio Marchionna

Lajmi kryesor i kësaj vere në Shtetet e Bashkuara, ishte sigurisht ringjallja e presidencës së Xho Bajden. Brenda pak javësh, një administratë që thuajse ishte dorëzuar të gjitha frontet, e ka rifituar shpirtin e iniciativës. Gjithçka nisi pas vendimit të Gjykatës së Lartë,në fund të qershorit anuloi të drejtën federale për abortin e grave, një ngjarje që zgjoi nga gjumi elektoratin dhe politikanët demokratë.

Ajo kulmoi me marrëveshjen e brendshme brenda Partisë Demokratike, i dha mundësi Kongresit të miratonte propozimin më të rëndësishëm të programit politik të presidentit.

Akti i Uljes së Inflacionit, siguron investimin më të madh në historinë e SHBA-së në nismat për të luftuar krizën klimatike, me 370 miliardë dollarë ulje taksash për makinat elektrike, prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe shndërrimet rrënjësore të fabrikave ndotëse.

Ligji është shumë larg asaj që donte të miratonte Bajden në fillim të mandatit të tij. Por siç e thekson ekonomisti i njohur Xhozef Stiglicai do të ndihmojë në uljen e kostos së energjisë – një faktor kryesor në rritjen aktuale të çmimeve – dhe mund ta lejojë SHBA-së të përmbushëobjektivin e reduktimit të emetimeve të dioksidit të karbonit me 40 për qind deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 2005”.

Ndërkohë Eduard Ljus, analist i “Financial Times dhe një njohës i mirë i politikës amerikane, na kujtoi pak ditë më parë se as Bill Klinton dhe as Barack Obama nuk kanë arritur të miratojnë masa të rëndësishme për klimën gjatë 8 viteve të presidencës së tyre.

Dhe të mendosh që të dy kishin një shumicë solide në Senat. Bajden e bëri këtë gjë që në mandatin e tij të parë, dhe me një ndarje të përgjysmuar të Senatit gjysmë (50 demokratë dhe 50 republikanë. Vota e zëvendëspresidentes Kamala Harris ishte vendimtare për miratimin e projektit.

Ndërkohë, ligji përmban edhe masa të tjera që demokratët kishin kohë që përpiqeshin ti miratonin, por pa sukses. Në veçanti, mundësia që qeveria federale të negociojë drejtpërdrejt çmimet e barnave me kompanitë prodhuese, në mënyrë që të ulë kostot e tyre për qytetarët.

Aktit të Uljes së Inflacionit, duhet ti shtojmë dy masat kryesore të miratuara nga Kongresi në muajt e mëparshëm:Planin Amerikan të Shpëtimit prej 1.9 trilion dollarësh për të zbutur efektet e krizës së shkaktuar nga pandemia, dhe Aktin e Investimeve në infrastrukturë dhe përhapjen e vendeve të reja të punës.

1.2 trilionë dollarë për të rindërtuar infrastrukturën e vjetër të vendit, dhe për të zgjeruar qasjen tek lidhjet në rrjetin me brez të gjerë. Të marra së bashku, të tria ligjet përfaqësojnë ndërhyrjen më të rëndësishme ekonomike nga qeveria amerikane në dekadat e fundit.

Po ashtu Bajden firmosi në verë një ligj që jep 52.7 miliardë dollarë subvencione për prodhimin dhe kërkimin mbi gjysmëpërçuesit, për ti bërë Shtetet e Bashkuara më konkurruese shkencërisht dhe teknologjikisht përballë Kinës.

Po ashtu ai prezantoi një plan që do të ndihmojë shumë studentë të shlyejnë borxhin e grumbulluar gjatë viteve të universitetit, një çështje tjetër shumë e ndjeshme për një pjesë të elektoratit demokrat. Ndërkohë, njoftoi vrasjen në Kabul të udhëheqësit të AlKaedës, Ajman AlZauahiri, një arritje kjo e rëndësishme në operacionet kundër terrorizmit.

Duke mbetur në politikën ndërkombëtare, shumë analistë besojnë se përgjigja e Bajden ndaj pushtimit rus të Ukrainës – që i forcoi aleancat e SHBA-së, të dëmtuara rëndë nga presidenca Trump dhe e rigjallësoi NATO-n – ka kompensuar pjesërisht dëmet nga tërheqja e pasuksesshme nga Afganistani një vit më parë.

Sipas Politico, aktivizimi i madh i Bajden muajt e fundit nuk është befasues, pasi qëndrueshmëria ka qenë gjithmonë pjesë e trajektores së tij politike. “Në aspektin politik,shpallja si një figurë e mbaruar, nuk është një përvojë e re për të. Ndoshta kjo dinamikë i jep atij një lloj besimi mistik, se në fund gjërat do të shkojnë mirë, edhe kur të tjerët kanë humbur çdo lloj besimi në aftësitë e tij”.

Tipari themelor i kësaj mënyre të bërit politikë – e krijuar në një epokë të përplasjeve të ashpra, por në të cilën kompromiset ishin normale – është ideja se një marrëveshje është gjithnjë e mundur, dhe se një marrëveshje negative është gjithmonë më e mirë se sa mungesa e një marrëveshje.

Bajden nuk u dorëzua kur u bë e qartë se qëllimet e tij më ambicioze ishin të pamundura tërealizoheshin. Ai nuk i dogji urat, kur shumë të tjerë ishin gati ta bënin këtë”– thekson Politico. Sukseset e fundit e kanë lejuar Bajdenin të rifitojë njëfarë vlerësimi, edhe pse në përgjithësi popullariteti i tij mbetet i ulët.

Dhe kjo sepse shumica e amerikanëve vazhdojnë të jenë të shqetësuar për rritjen e çmimeve,dhe priren të injorojnë tregues të tjerë pozitivë ekonomikë, siç është niveli i punësimit.Shqetësimet kryesore të tyre janë për çmimin e karburantit:3/4 e amerikanëve mendojnë se ajo kushton shumë, dhe fajësojnë për këtë administratën Bajden. / Internazionale” – Bota.al

Back to top button