Horizonti.alMAIN

Syri i Providencës: Simboli me një kuptim të fshehtë?

Teoritë e konspiracionit lulëzojnë pas simboleve dhe shenjave të fshehta vizuale. Syri i Providencës – një sy i vendosur në majën e një trekëndëshi – është një simbol i tillë, i lidhur me masonerinë, por gjithashtu edhe me një Iluminatin, një grupim sekret  individësh të elitës,që pretendohet se kërkojnë të kontrollojnë çështjet globale.

Syri i Providencës”, është një element qendror për teoricienët e konspiracionit. Ai shfaqet jo vetëm në shumë kisha, por edhe godina masonike në të gjithë botën, por gjithashtu edhe në pjesën e pasme të kartëmonedhës amerikane 1-dollarëshe, por edhe Vulën e Madhe Shteteve të Bashkuara.

fakt, është një zgjedhje e çuditshme për një simbol shtetëror të SHBA-së. Një sy i pa trupëzuar, përçon fuqishëm ndjenjën e një “Big Brother”-i autoritar. Në kombinim me piramidën poshtë tij, kemi emblema që sugjerojnë një kult antik dhe ezoterik.

Po cila është origjina e Syrit të Providencës, pse na magjeps kaq shumë, dhe pse lidhet shpesh me masonët dhe Iluminatin? Në fillim, ai ishte një simbol i krishterë. Shembujt më të hershëm të përdorimit të tij, mund të gjenden në artin fetar të periudhës së Rilindjes, si përfaqësim i Zotit.

Një shembull i hershëm është Darka e Pontormos në vitin 1525 në Emaus, edhe pse vetë simboli u pikturua më vonë, ndoshta në vitet 1600. Një burim tjetër kryesor i këtij simboli, ishte një libër emblemash i quajtur Iconologia”, botuar fillimisht vitin 1593.

Në botimet e mëvonshme, Syri i Providencës u përfshi si personifikim i ProvidencësHyjnore, pra dashamirësisë së Zotit. Siç sugjeron edhe emri i simbolit dhe përdorimi i tij i hershëm, ai u shpik si një shenjë e vigjilencës së dhembshurisë së Zotit mbi njerëzimin.

Askush nuk është i sigurt se kush e shpiku atë fillim. Por motivet fetare kanë ekzistuaredhe më parë. Trekëndëshi ishte një simbol i hershëm i Trinisë së Krishterë të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë.

Madje në shekujt e mëparshëm, Zoti madje përshkruhej me një aureolë trekëndore. Rrezet e dritës që shfaqen në këtë simbol, janë gjithashtu një shenjë para-ekzistuese e shkëlqimit të Zotit në ikonografinë e krishterë. Por cilat janë zanafillat e këtij syri të frikshëm?

Zoti ishte përshkruar më parë në mënyra të fshehta, për shembull si një dorë e vetme që dilte nga një re, por jo si një sy. Një sy i vizatuar në një formë të tillë, ka një ndikim fortëpsikologjik, pasi tregon autoritet, dhe për shikuesin nënkupton një vigjilencë të madhe.

Por ka edhe një histori më të thellë syrit, si një simbol që duhet pasur parasysh, dhe që na kthen tek fetë më të hershme. Në mijëvjeçarin e tretë Para Erës Sonë, sumerët paraqisnin shenjtërinë e disa skulpturave, duke zgjeruar në mënyrë jo normale sytë e tyre, për të rritur ndjesinë e vigjilencës së madhe.

Por ishin egjiptianët e lashtë, ata që krijuan syrin e shkëputur si një motiv. Për shembull, një palë sy të pikturuar në një arkivol, i lejonin të vdekurit të shihnin në jetën e përtejme. Dhe një nga simbolet më të famshme egjiptiane në këtë aspekt ishte Syri i Horusit.

Ky motiv, është në fakt një formë hibride e një syri njerëzor dhe të një skifteri, dhe përfshin shenjat e vetullave të errëta të zogut. Sipas mitologjisë së lashtë egjiptiane, mbreti-zot Horus(shpesh i përshkruar si një fajkua, apo me kokën e një fajkoi), kishte dëmtuar sytë në betejë me xhaxhain e tij Set.

Me ndihmën e Totit, arriti më vonë t’i shëro sytë. Pra Syri i Horusit, ishte pra një simbol mbrojtës, shpesh i përdorur si një hajmali, një skulpturë shumë e vogël, që një person embante në xhep si një formë mbrojtjeje.

Ky simbol dhe hieroglifet e tjera egjiptianë të syve të shkëputur nga trupi, ndikuan shumë mbi ikonografinë evropiane gjatë Rilindjes. Simbolet në shkrimet hieroglifike – kafshët, zogj dhe forma abstrakte – mendohej se ishin qëllimisht misterioze, secili duke krijuar kuptim përmes frymëzimit të shikuesit, në vend se të ishin pjesë e një sistemi gjuhësor.

Ata ishin, ose të paktën kështu besohej, enigma të hapura që përmbajnë kuptime të shumëfishta. Ky besim pati një efekt të madh në artin evropian. Në Francën pas-revolucionare, Deklarata e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit e Zhan Francua Lë Barbjevitin 1789, e paraqiti tekstin e deklaratës së re me Syrin e Providencës në krye. Në këtë rast, syri ishte bërë një instrument i arsyes paternaliste, duke e vëzhguar kombin sapokishte shpallur barazinë e shtetasve të vet.

Në vitin 1782 u zbulua Vula e Madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. TomasXheferson, Benxhamin Frenklin dhe Xhon Adams kishin dhënë disa ide për modelin, por ishte Çarls Tomson, Sekretari i Kongresit Kontinental, ai që propozoi piramidën dhe Syrin e Providencës, ndër elementët e tjerë të vulës, në bashkëpunim me avokatin dhe artistin e ri Uilliam Barton.

Piramida e papërfunduar, synonte të simbolizonte forcën dhe kohëzgjatjen, me 13 nivele,për të përfaqësuar 13 shtetet e para të Amerikës. Syri i Providencës”, ishte një simbol konvencional për mbikëqyrjen dashamirës të Zotit mbi këtë komb të ri. Në asnjë prej atyre shembujve, masoneria nuk u përfshi në zgjedhjen e simbolit.

Për fatin e keq të teoricienëve konspiracionit, Syri i Providencëskartmonedhën 1-dollarëshe, na tregon shumë më tepër mbi estetikën e fundshekullit XVIII-të, sesa mbiautoritetin e elitave sekrete.

Edhe në epokën tonë moderne, Madona, Xhej Z dhe Keni Uest, janë akuzuar për përdorimin e simboleve të Iluminatit, përfshirë Syrin e Providencës. Por përdorimi i përsëritur i Syrit të Providencës”, nuk është provë e një komploti të bashkërenduar, por i famës sëqëndrueshme të këtij simboli. / BBC – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button