Thenie

Leksionet e “Kumbarit” për suksesin në biznes

“Babai” i të gjithë filmave mafiozë ka shumë leksione biznesi për të gjitha industritë, edhe për ata që nuk merren me plumba dhe armë.

Mbi negocimin: “Luca Brasi po mbante një pistoletë në kokën e tij dhe babai im e siguroi se ose truri ose firma e tij do ishin mbi kontratë.” Michael Corleone

Mbi variablat e rrezikut: “Në Siçili, gratë janë më të rrezikshme se armët.”- Calo

Mbi përqendrimin: “Unë e kam humbur joshjen për femra dhe tani mendja është e qartë.”- Don Altobello

Mbi ecjen përpara në biznes pa marrë parasysh rrezikun: “Nëse historia na ka mësuar diçka, është se mund të vrasësh këdo.” – Michael Corleone.

Mbi shkakun dhe pasojën: “Nëse e prek sërish motrën time, do të vras”- Sonny Corleone

Rritja e papritur: “E di Michael, tani që je kaq i respektuar, je më i rrezikuar se kurrë” – Kay Corleone

Mbi konkurrencën e shëndoshë: “Unë nuk ndihem sikur i kam zhdukur të gjithë. Vetëm armiqtë e mi.” Michael Corleone

Mbi strategjinë: “Kurrë mos i urre armiqtë e tu, të ndikon në gjykim.”– Michael Corleone

Mbi konsultimin: “Kurrë mos i trego dikujt jashtë familjes se çfarë ti po mendon”. – Vito Corleone

Mbi planifikimin e biznesit: “Unë nuk dua t’i ndodhë diçka vëllait tim (Fredo) për aq kohë sa mamaja e tij është gjalle.

-Në qëllimet e investimeve: “Dhe shpresojmë që fëmija juaj i parë të jete mashkull”. Luca Brasi

Në balancën jetë-punë: “Mos më pyet për bizneset e mia, Kay.”- Michael Corleone

Mbi ofertën e duhur: “Do t’i bëj një ofertë që nuk mund ta refuzojë.” – Vito Corleone/Tirana Observer

Leave a Reply

Back to top button