Your Life

“Udhëtoni”, poezia brilante e Gio Evan lidhur me rëndësinë e udhëtimeve

Të udhëtosh do të thotë t’i ofrosh vetes kultura e horizonte të reja. Të udhëtosh sipas autorit Gio Evan, është edhe një mësim për të mos mburrur me këmbëngulje vetëm vendin tënd, për të mësuar mbi kulturat e tjera dhe për t’i pranuar të tjerët për atë që janë. Kuptohet që për t’i arritur këto, shumë prej jush do të mendonin se duhet një buxhet i mjaftueshëm. Nuk bëhet fjala vetëm për udhëtime jashtë vendit. Edhe me një buxhet të vogël, duke lëvizur brenda Shqipërisë në një qytet tjetër, mund të mësosh shumë. Mbi rëndësinë e detajuar të udhëtimeve, ju ftojmë të lexoni poezinë e mëposhtme.

Udhëtoni

Udhëtoni,
që të mos bëheni racistë
të mos besoni
se ngjyra e lëkurës suaj është e zgjedhura
gjuha juaj është më romantikja
se jeni të parët e të parëve.

Udhëtoni,
se po nuk e bëtë
do t’ju tkurren mendimet
idetë do t’ju gëlojnë
dhe ëndrrat gjunjët do të thyejnë.

Televizorit do t’i besoni
kur të shpikë armiq,
duke mpleksur tmerret tuaja
dhe nesër nuk do të thoni më
përshëndetje,
më fal, të lutem a faleminderit.

Kur udhëtoni,
përshëndetuni me të gjithë,
pavarësisht diellit që ju ngroh

Udhëtoni!
Urojuni “Natën e mirë!” të gjithëve
Përtej mllefeve të shpirtit

Udhëtoni,
Rezistoni,
Mos u varni prej askujt,

Udhëtoni,
pranoni të tjerët
për atë që janë
dhe për atë që nuk mund të jenë.

Udhëtoni
Njihni veten
Përtej kufijve,
Traditave e kulturave.

Udhëtoni
E mos besoni
vetëm një peizazh
Kur brenda jush
Fshihen peizazhe mahnitës
Që presin të vizitohen.

Back to top button