MagazineMAIN

Zigmunt Bauman, cili është sekreti i lumturisë sipas teoricienit të shoqërisë fluide

Reflektimet e Zigmunt Bauman, janë ende sot më të rëndësishme se kurrë më parë. Çdo njeri që ka jetuar, ka qenë i fiksuar pas një qëllimi specifik: të jetë i lumtur. Dhe rrugët që zgjedh të ndjekë secili prej nesh janë të pafundme.

Por sipas planeve tona, të gjitha ato shkojnë në të njëjtin drejtim. Problemi është se pasi udhëtoni, vini re se shumë shtigje që keni ndjekur kanë rezultuar të gabuara. Kjo çështje ka shqetësuar shpesh edhe Zigmunt Baumanin, dhe ja se cilat janë këshillat e sociologut të madh polak.

Lumturia e vërtetë

Shumica e intelektualëve i ka konsideruar çështje të tilla si lumturia si shumë të lehta për t’u trajtuar prej tyre. Përkundrazi, Bauman nuk kishte frikë të fliste për atë që është aspirata që bashkon mbarë njerëzimin. Duke shpjeguar se çfarë është lumturia në dokumentarin “Teoria suedeze e dashurisë”Transmetuar në Rai 3, teoricieni i shoqërisë fluide tha se “nuk është e vërtetë që lumturia do të thotë të kesh një jetë pa probleme”.

Sipas tij një jetë e lumtur është produkt i tejkalimit të problemeve, i zgjidhjes së vështirësive. “Ju duhet të përballeni me sfidat, të bëni më të mirën. Lumturia arrihet kur njeriu kupton se është në gjendje të kontrollojë sfidat që i lëshon fati, pasi kur shtohet komoditeti ai ndihet si i përhumbur”.

Sa më shumë të jemi në gjendje të luftojmë, të përpiqemi, të bëjmë zgjedhje domethënëse, aq më shumë do të shkurtohet edhe distanca që na ndan ne nga lumturia. Megjithatë kjo është një luftë që nuk duhet përballuar vetëm.

Kurthi i pavarësisë

Në fakt gjatë dekadave të fundit, njerëzit kanë mësuar gjithnjë e më shumë të jenë të pavarur, të mos varen nga të tjerët, duke bërë gjithçka për t’u ndjerë mirë vetëm, për t’u ndjerë mirë me veten. Por sipas Bauman, ky është drejtimi i gabuar.

Njerëzit që dinë të jenë të pavarur po e humbasin dalëngadalë aftësinë për të jetuar me të tjerët, pasi ata kanë humbur aftësinë për t’u socializuar. “Sa më i pavarur që të jeni – thotë Bauman në dokumentarin “Teoria suedeze e dashurisë” – aq më pak jeni në gjendje të kontrolloni pavarësinë tuaj, dhe ta zëvendësoni atë me një ndërvarësi të këndshme”.

Nga ana tjetër, është e kuptueshme:të qenit i lidhur me njerëzit është diçka shumë e ndërlikuar, dhe për ta bërë këtë duhet të jesh në gjendje të pranosh jo pak kompromise, të plotësosh nevojat e të tjerëve, të kesh durim.

Natyrisht që kjo është e ndërlikuar, por lumturia lind nga marrëdhëniet, jo nga pavarësia. Sipas Baumanit “në fund pavarësia të çon drejt një jete boshe, të pakuptimtë, dhe të zhyt në një mërzi të madhe”. / Libreriamo – Bota.al

Back to top button
Close
Close