Teknologji

2015, telefona të mençur që shfaqin hologram në HD!

hologrametA mund ta imagjinoni një telefon të mençur i cili projekton hologramët 3D në ajër? Në fakt, sipas kompanisë Ostendo e cila është duke e financuar një projekt të tillë, thuhet se ky funksion do të mund të vijë në telefonin tuaj jo më larg se vitin e ardhshëm.

Sipas një zbulimi të ri të bërë nga një biznes i ri në Kaliforni, projektorët me 5,000ppi të madhësive sa të bonboneve Tic Tac janë mjaftueshëm të fuqishëm sa për të kontrolluar ngjyrat, qartësinë dhe këndin individual të dritës me 1 milionë piksel.

Për këtë nevojitet vetëm një çip i veçantë për ta projektuar një fotografi të tillë, ndërsa vendosja e më shumë se një çipi mundëson shfaqjen e imazheve edhe më të detajuara dhe më komplekse.

Wall Street Journal ka qenë dëshmitare e demonstrimit të hologramit 3D me 6 çipa, dhe sipas gazetës, lëvizja e shfaqur ka qenë shumë e qëndrueshme, pavarësisht këndit prej nga është shikuar projektimi hologramik.

Zhvillimi i teknologjisë është ende në fazat e hershme, që nënkupton se çipi i parë do të jetë fillimisht i limituar në 2D video, ndërsa shitja e tij do të fillojë të bëhët nga viti 2015. Modeli i parë i çipit do të mund të shfaq pamje të madhësive deri në 48 inç.

Ndërsa, modeli i dytë me hologram në 3D do të fillojë të prodhohet vetëm disa muaj pas lansimit të versionit fillestar. Ostendo synon që teknologjinë e saj sa më shpejtë ta integrojë në telefona dhe TV dhe ora të mençura./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close