Histori

31 korrik 1941: Dita kur SHBA provokoi një sulm

Seria: Ditët që ndryshuan botën

Screen Shot 2016-03-05 at 11.30.52

Në 7 dhjetor 1941, Japonia sulmon bazën detare të SHBA në Pearl Harbour. Ky sulm i befasishëm e tërheq Amerikën në Luftën e Dytë Botërore. Po a ishte vërtetë aq surprizë ky sulm? Mund të argumentohet se vetë SHBA vendosi kursin për Pearl harbourin, në 31 korrik 1941. Në këtë ditë, SHBA vendosi më të fundit e një serie sanksionesh kundër Japonisë. Shteti aziatik humbet menjëherë 90 % të furnizimeve me naftë bruto. Dhe kjo mangësi në burime energjetike e godet Japoninë në një moment të keq: Trupat japoneze janë futur thellë në Kinë dhe në Indokinën veriore franceze – ata duan të bëhen superfuqia e Azisë dhe të kontrollojnë hapësira të mëdha të Paqësorit. Por pa naftë bruto, cdo ofensivë ushtarake ngec brenda pak javësh. Japonia ka nevojë për tregtinë që të mbijetojë. Sulmi në Pearl Harbour është më pak një demonstrim force, se sa një akt dëshpërimi./bota.al

Leave a Reply

Back to top button