Uncategorized

9 prill 2020 / Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste.

Përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%.

Ditën e sotme ka ndërruar jetë një pacientë (V.S 72 vjeç) nga Tirana në Shërbimin Infektiv. Në total betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Elbasan 3 raste. Megjithëse kurba paraqitet në rënie, në terren vazhdon puna intensive për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Leave a Reply

Back to top button