HistoriKomplote

Agnes Smedley, spiunia e trefishtë, mes Nju Jorkut, Berlinit dhe Shangait

agnesAgjentja e amerikaneve, kinezeve dhe anglezeve ishte percaktuese ne suksesin e Richard Sorges

Agnes Smedley, një agjente e trefishtë që punoi për sovjetikët, komunistët kinezë dhe nacionalistët indianë, ka qenë një prej spiuneve ferma më të spikatura të shekullit 20. Ndryshe nga shumë agjentë të kohës, që ishin goxha eruditë, Smedley nuk kishte arsim formal dhe vinte nga një familje e varfër. Në moshë të rritur, Smedley bëri përpjekje të kompensonte disi arsimin e saj minimal duke marrë pjesë në leksione dhe klasa në universitete, sa më shpesh të mundej. Në cdo universitet, ajo futej gjithnjë në grupe të sofistikuar dhe intelektualësh, dhe lidhjet që krijoi e drejtuan për të bërë një jetë prej spiuneje.

Në Universitetin e Nju Jorkut në 1912, Smedley u afrua me një grup studentësh nga India, që ishin agjitatorë në lëvizjen nacionaliste të vendit të tyre. Shumë shpejt, hyri në Miqtë e Lirisë së Indisë, një organizatë sekrete që mbikëqyrej me kujdes nga qeveria amerikane. Ndonëse më vonë u largua nga Nju Jorku, kauza e nacionalistëve indianë mbeti në zemrën e saj. Në vitin 1918, ndërkohë që ishte studente në Universitetin e Kalifornisë, ajo u arrestua në shoqërinë e Salindranath Ghose, një nacionalist i njohur indian dhe u akuzua se mbështeste veprimtari spiunazhi. Pak kohë pas dënimit, Smedley la SHBA për të shkuar në Berlin. Ajo u afrua me fraksionin komunist të lëvizjes nacionaliste indiane në Gjermani dhe u martua me një lider nacionalist komunist indian, Virendranath. Gjatë martesës së tyre, Smedley udhëtonte shpesh mes Moskës dhe Berlinit duke përdorur emrat Znj. Petroikas dhe Alice Bird, me sa duket për të përcjellë informacionet mes autoriteteve sovjetike dhe Partisë Komuniste, të cilës i përkiste. Ndërkohë që ndodhej në Berlin, ajo jepte mësim në Universitetin e Berlinit, krijo të parën klinikë lindjesh në qytet dhe botoi librin e saj të parë, Bija e Tokës. Po kështu, pati edhe një periudhë sëmundjeje mendore.

Ne 1928, Smedley u largua për në Shangai përmes Moskës. Agjentët atje i kërkuan të mbante informacione në lidhje me policinë e trainuar dhe drejtuar nga britanikët në Shangai si dhe të mbështeste kauzën e komunistëve atje. Smedley nisi një marrëdhënie profesionale dhe romantike me Richard Sorge, një spiun i lindur në Rusi dhe që punonte për rusët në Shangai. Përmes kontakteve japonezë dhe gjermanë që i ofroi Smedley, Sorge mblodhi informacione të detajuara mbi qëllimet dhe aftësitë ushtarake të japonezëve dhe gjermanëve. Përpara se Sorge të ekzekutohej për spiunazh në Tokio në vitin 1944, ai shkruajti se veprimtaria e spiunazhit u bë e mundur vetëm prej ndihmës së Smedleyt.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Smedley jetoi herë pas here në SHBA dhe shërbeu si këshilltare e gjeneralit amerikan Joseph Stilwell, i cili ishte këshilltar ushtarak i Chiang Kai-Shek, lider i Kinës jokomuniste. Smedley përdori pozitën e saj për të rekmanduar që Stilwell të dërgonte fshehtësisht një sasi të kufizuar furnizimesh ushtarakë për komunistët kinezë, në rast se këta do të mund të ndihmonin SHBA kundër një sulmi të mundshëm prej japonezëve. Stilwell miratoi kërkesën e Smedleyt. Në 1950, mes zyrtarëve amerikanë nisën të dëgjohen zëra për identitetin e Smedleyt si agjente sovjetike. FBI caktoi një ekip agjentësh për të vëzhguar veprimtarinë e saj. E ndodhur nën trysni, Smedley u largua për në Angli. Ajo vdiq tre vjet më vonë në Angli. Hiri i saj u përhap në një varrezë të revolucionarëve në kryeqytetn kinez.

 

Leave a Reply

Back to top button