Teknologji

ANEKTODA / Gjenialiteti i Microsoftit. Jo vetëm vjedhim, por edhe përmirësojmë

Microsoft1“Ne jo vetëm vjedhim idetë e të tjerëve. Ne i përvetësojmë, dhe më pas i përmirësojmë ato”. Me këto fjalë mund të përmblidhet strategjia që ka ndjekur jo pak herë kompania shumëkombëshe Microsoft. Dhe mishërimi më i mirë i kësaj strategjie mund të gjendet në anektodën e mëposhtme:
Tre punonjës të një kompanie të vogël, kishin gjetur një ide brilante për “t’ia hedhur” fatorinos në tren, në momentin kur ky vinte të kërkonte biletat e udhëtimit. Të tre këta mbylleshin në banjën e vagonit, dhe prisnin ardhjen e fatorinos. Ky i fundit, kur shihte të ndezur dritën e kuqe në derën e WC-së, tregues që ajo ishte e zënë, i binte derës, duke e shoqëruar me shprehjen standarte: “Biletën, ju lutem!” Dera e WC-së hapej ngadalë, nga brenda shfaqej një dorë me një biletë… dhe kaq. Treshja e kompanisë rivale të Microsoftit e bënte gjithmonë udhëtimin duke ndarë më tresh koston e vetëm një bilete për udhëtimin, duke kursyer dy të tjerat. Dhe jo vetëm kaq, këta nuk harronin edhe të mburreshin me këtë “gjetje gjeniale”…
Deri kur në lojë hynë punonjësit e Microsoftit. Këta shkuan edhe më tej me idenë për “t’ia hedhur” fatorinos. Një tjetër ditë, një treshe punonjësish të kompanisë së drejtuar nga Bill Gates hipën në të njëjtin vagon. Njëri prej tyre u ngrit në këmbë sapo pikasi siluetën e fatorinos që afrohej, dhe filloi ta mbajë për pak sekonda me muhabet, duke e pyetur, për shembull, për stacionin më të afërt, apo edhe nëse kishte dyqan “McDonald’s-i në këtë stacion. Dhe ndërkohë që fatorinoja i përgjigjej, shoku i tij, e dhe ai punonjës i Microsoftit, shkon tek dera ë WC-së ku ndodhej treshja e kompanisë rivale, i bie derës, dhe thotë: “Biletën, ju lutem”. Sërish hapet dera, nga brenda shfaqet një dorë me biletën në dorë…
Pas pak sekondash, treshja e Microsoftit, me biletën e rivalëve në duar, shkojnë dhe mbyllen në WëC-në e vagonit pasardhës…
Morali: “Ne të Microsoftit jo vetëm i vjedhim idetë, por edhe i përmirësojmë ato”.

Leave a Reply

Back to top button