Bota

Arrestohet burri që hapi daljen e emergjencës në aeroplan për të marrë “ajër të pastër”

Një burrë 25-vjeçar kinez u arrestua nga policia pas hapjes së derës së emergjencës të një avioni. Ai i tha policisë se ishte ndier i nxehtë dhe kishte vapë,  kështu vendosi të hapte derën e emergjencës së avionit.

Dera e emergjencës e një avioni është projektuar për emergjenca, siç është një ulje e paparashikuar në rast aksidenti, përplasje e papritur, ose nëse merni vesh  se po ndani një automjet fluturues me dikë që ende përdor  si melodi zileje Crazy Frog-un. Kjo nuk është një dritare.

Aeroplani ishte në pritje të ngritjes nga Aeroporti Mianyang Nanjiao, në provincën Sichuan, kur mendja gjeniale vendosi të hapë një dritare.

Burri, i quajtur Chen – ishte i befasuar kur zbuloi se në vend që të përshëndetej nga oksigjeni i ëmbël dhe i freskët kur të hapte daljen, i gjithë “muri” iu shemb dhe u hap një rrëshqitëse emergjence me ajër.

I riu pohoi se nuk kishte idenë se dera ishte pjesë e daljes emergjente. Siç raportohet në Medium, ai tani do të kalojë 15 ditë pas hekurave dhe mund të vihet në listën e zezë të famshme të udhëtimit të Kinës, përveç marrjes së një gjobe të rëndë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button