Enigma

Boja e kuqe dhe Koloseumi

Screen Shot 2016-08-08 at 07.17.18Seria: Zbulime të reja në monumente të famshme

Për t’u argetuar me shfaqjet e tmerrshme të gladiatorëve dhe jo vetëm në Koloseum, Romakëve të lashtë nuk u kërkohej të paguanin një tarifë hyrjeje. Biletat që mbanin në dorë kishin një qëllim tjetër – për t’u treguar vendet ku duhej të uleshin në arenë. Pesë mijë persona të entuziazmuar do të hynin nëpër dyert e ndryshme, mbi të cilat qenë gdhendur numrat në biletat e tyre.

Punonjësit e restaurimit kanë pastruar gravurat mbi porta, kur pisllëku i hapi rrugën një elementi të mahnitshëm të mbijetuar nga bota e lashtë. Boja e kuqe. Sigurisht, kjo tingëllon ekstremisht e habitshme. Duke pasur parasysh se besohet që ajo përbëhet nga oksidi i hekurit dhe argjila, boja nuk duhej të kishte rezistuar për me shumë se pak vite.

Dy mijëvjeçarë më pas ajo është ende aty. Që ky element kaq i thjeshtë ishte anashkaluar deri kohët e fundit, kjo është mjaft e çuditshme. Për të qenë të drejtë, ndoshta askush nuk ka menduar të kërkojë për diçka që nuk është dashur t’i rezistojë përtej datës së skadencës edhe pas 2.000 vjetësh. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button