Enciklopedike

Çfarë ishte ekzaktësisht Epoka e Errët e Mesjetës?

Screen Shot 2016-05-25 at 14.21.28Epoka e Errët është një term që tashmë konsiderohet të jetë arkaik dhe i pasaktë. Për një kohë të gjatë është besuar se Europa pati një prapambetje teknologjikisht, kulturalisht dhe shoqërisht pas rënies së Perandorisë Romake të Perëndimit në shekullin 4, dhe prandaj është quajtur periudhë “e errët”.

Një tjetër arsye për këtë nofkë jo dhe aq të pëlqyeshme, është për shkak të mungesës së dokumentave nga ajo kohë. Megjithatë, kërkimet e reja e kanë zbuluar si krejt të padrejtë këtë interpretim të asaj epoke si barbare dhe të paqytetëruar. Historianët tani preferojnë ta quajnë Mesjeta e Hershme, duke lënë pas tashmë konotacionet e pasaktë të errësirës. Disa e shohin Epokën e Errët të ëprfunduar me agimin e Periudhës së Ngrohtë të Mesjetës në vitin 900, por të tjerë thonë se ka zgjatur deri në fillimet e Rilindjes, në shekullin 14./bota.al

Leave a Reply

Back to top button