Histori

Cilët ishin vikingët?

Kur studiuesit shkruajnë për Vikingët, ata shpesh u referohen grupeve të njerëzve nga tokat skandinave të Norvegjisë, Suedisë dhe Danimarkës. Ndërkohë që pjesa më e madhe e Evropës ishin të krishterë në shekullin e tetë, këto zona nuk ishin.

Megjithatë, jo të gjithë u bënë Vikingë – shumë prej tyre vazhduan të punojnë tokën ose mund t’i ktheheshin fermës pas disa vitesh sulme, ndërkohë që të tjerë si anglo-saksonët dhe frankët mund të bëheshin Vikingë. Nuk kish të bënte me përkatësinë në një “racë”, apo një fe. Të ishe Viking ishte një aktivitet.

Kjo u bë e mundur për shkak të zhvillimit të teknologjisë së anijeve, dhe u inkurajua nga rritja e forcës së prijësve skandinavë. E si mund të sigurohej reputacion më i madh, se sa po të merrje ndjekës dhe të organizoje sulme në kërkim të pasurive? Kjo rishpërndarje e pasurisë stimuloi një rrjet ndërkombëtar shkëmbimesh, që do të thotë se mund të nxirrej jetesa, duke përzierë sulmet me tregtinë. Vikingët mund të ishin plaçkitës një ditë dhe tregtarë ditën tjetër. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button