Psikologji

Do të jetosh pa keqardhje dhe pendesa? Shmangi këto pengesa!

Të jetosh pa pendesa, është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, megjithatë ka sugjerime për t’i dëgjuar. E para, dhe mbase më e rëndësishmja nga të gjitha, është të mos mbani një maskë para të tjerëve. Njerëzit që na duan, do të na duan gjithsesi dhe do të na pranojnë ashtu siç jemi në të vërtetë. Të bësh sikur je tjetërkush, për të pasur sukses dhe miratim është një nga gjërat më të këqija që mund të bëhet dhe çon në humbje të pariparueshme. E njëjta gjë vlen edhe për ëndrrat tona dhe ato gjëra që duam. Dikush mund të mos pajtohet me qëllimet që i kemi vendosur vetes, por do të ishte zgjedhja dhe opinioni i tyre. Ehtë normale që disa të mos pajtohen me ne, nëse kërkojmë dhe ndjekim rrugën tonë.

Për të jetuar pa keqardhje dhe pendesa, është gjithashtu mirë të lini shoqërinë e njerëzve negativë. Sepse ata kanë tendencë të na kthejnë pas, të na ngadalësojnë, të na bëjnë të ndiejmë pendim dhe ta përkeqësojnë jetën tona. Sidoqoftë, injorimi i tyre mund të duket si një zgjedhje e vështirë. Në këtë rast duhet të mësojmë t’i pranojmë ashtu siç janë, dhe ta shndërrojmë ankthin në durim, negativitetin në pozitivitet etj. Një tjetër ndër gabimet më të zakonshme që bëjnë njerëzit ndërsa jetojnë është rënia në egoizëm dhe narcizëm, në një jetë vetëm për veten e tyre. Një jetë e jetuar nën flamurin e vetvetes dhe egoizmit të pakursyer nuk është ndër më të mirat që mund të kemi.

Për të jetuar pa pendesë është mirë të ekuilibroni gjithçka, në mënyrë që të mos e gjeni veten një ditë duke menduar se keni pasur një jetë të vështirë dhe absurde. Një qenie më e mirë është altruiste dhe e dhembshur kundrejt më të dobëtit. Për të kuptuar se si do të dëshironit të ishte e ardhmja, është më mirë të ndaleni për një moment dhe të shikoni veprimet tuaja në të tashmen. Cilat janë ato? A na kënaqin? A na kënaq e ardhmja në të cilën na drejtojnë? Nëse përgjigjja është po, atëherë nuk ka asnjë problem. Por nëse përgjigja është negative, atëherë është më mirë të ndaleni dhe të mendoni dhe kuptoni se çfarë nuk shkon. Çfarë do të donim më shumë nga jeta, dhe si ta arrinim atë.

Për të jetuar pa pendesa, njeriu duhet të mësojë të ngrihet pas një rënieje. Nuk është një aforizëm, por një e vërtetë. Ka raste të vështira që na shembin të gjithëve poshtë. Në këto momente duhet të rizbulojmë moralin tonë dhe të ngrihemi përsëri. Dhe pikërisht për shkak të situatave të vështira të këtij lloji, ju duhet të jeni gati për të ribërë gjithçka, mbase duke e kthyer jetën përmbys. Për të ecur përpara duhet të jeni të lehtë. Kjo është arsyeja pse është më mirë të hiqni qafe gjërat, mendimet, kujtimet që kanë tendencë të na tërheqin në fund. Në jetë njeriu është vetëm kundër vetvetes dhe botës. Eshtë më mirë ta përballosh këtë betejë me mundësitë maksimale. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button