Teknologji

“Forca e Titaniumit”, luks i ri “Putin iPhone” vetëm 3300 $

putin iphoneNë treg është hedhur një telefon i ri, i cili mban imazhin e presidentit të Rusisë. Telefoni është dizajnuar nga shtëpia “Perla Penna stoli”, ku në total janë prodhuar 499 telefona titan.

Pse titan? “Ky metal është më i vështiri për t’u gdhendur, por është metali më i pastër në botë, i cili pasqyron forcë të pathyeshëm, vullnet të palëkundur dhe vendosmërinë e liderit të Rusisë”, shpjegon njoftimi për shtyp i kompanisë.

Ky telefon është prodhuar për simpatizantët më të flaktë të liderit të Kremlinit, Vladimir Putin.

Në fakt ky celular është hedhur në treg në Rusi muajin e kaluar ku brenda një dite u shitën 44  telefona celularë, të cilët kanë fytyrën e Putinit të gdhendur nga ana e pasme. Ky telefon i veçantë dhe i kushtueshëm i mbiquajtur “putinofon”, është prodhuar në 44 nga kompania italiane “Caviar” dhe sipas medias ruse i ka sjellë kompanisë gjashtë milionë rubla të ardhura (rreth 128 mijë euro).

Çmimi i një “Putinofoni”, që në të vërtetë është një Iphone 5S, për shumë persona është i papërballueshëm pasi kushton 147 mijë rubla ose 3,318 $. Përveç imazhit të Putinit në anën e pasme të telefonit do të jetë gjithashtu i gdhendur  Kremli./Shekulli Online/

Leave a Reply

Back to top button