Thenie

Gjyshërit të dhurojnë kujtime që mbeten në zemër përgjithmonë…

Shumë prej nesh me siguri nuk i kanë gjyshërit e tyre dhe i kujtojnë shpesh herë me nostalgji. Kujtojnëfëmijërinë e tyre dhe gjithë dashurinë që ata u kanë falur, se sa shumë i kanë dashur e mbështetur (ndonjëherë edhe mbrojtur përpara prindërve në rast gabimesh). Në këtë artikull ju sjellim disa thënie për gjyshërit (normalisht në këtë term përfshijmë edhe gjyshet), të cilat padyshim do t’ju prekin pamasë.

“Gjyshërit të dhurojnë kujtime që mbeten në zemër përgjithmonë”.

“Kur duket sikur bota nuk të kupton, gjyshet janë aty për të të ndihmuar dhe këshilluar siç duhet”.

“Gjyshërit ta bëjnë botën më të butë, më të mirë, më të ngrohtë”.

“Një gjysh apo gjyshe është për këdo pak prind, pak mësues dhe pak mik i ngushtë”.

Gjyshërit kanë argjend në flokët e tyre dhe ar në zemrat e tyre”.

“Dashuria e gjyshërve nuk plaket asnjëherë…”

“Gjyshërit janë si lulet. Asnjëherë nuk lodhesh duke i parë të rriten e vyshen”.

“Gjyshërit janë një kombinim perfekt i urtësisë, dashurisë dhe përkujdesjes”.

Gjyshërit kanë veshë që realisht të dëgjojnë, dashuri që nuk mbaron kurrë dhe një zemër të mbushur me ar”.

“Zoti nuk mund të ishte dot kudo, ndaj krijoi gjyshërit”.

Back to top button