Teknologji

Google tregon hollësitë teknike se si punon shërbimi i ri i e-maileve, Inbox

googleNuk është befasi që më tepër kompani janë duke provuar që ta zgjidhin krizën e pafundme të e-maileve. Inbox, që është oferta më e fundit nga Google, është një metodë dhe tani kompania është duke treguar se si punon i tërë sistemi. Përpara se të zhyteni në postimin e Google rreth Inbox-it, dijeni që është postim shumë teknik dhe është i përshtatshëm kryesisht vetëm për zhvillues. Edhe udhëheqësi i inxhinierisë së Google, Garrick Toubassi thotë që “postimi vijues ka më tepër mumbo-jumbo teknike se sa tarifa jonë normale.” Gjëja kryesore që duhet ta kuptojmë nga kjo është që Google ndërtoi tri aplikacione për iOS, Android deh ueb dhe ato aplikacione kishin nevojë t’iu qaseshin të dhënave nga një model të dhënash dhe secila platformë kërkonte një implementim se si të bëhej qasja në ato të dhëna. Pas kësaj, postimi është më tepër për zhvillues.

Leave a Reply

Back to top button