HTC: Diçka e madhe po vjen
HTC mund të prezantojë një tjetër pajisje përveç HTC One M9. Duket se bëhet fjalë për një pajisje të re One
Para disa ditësh, HTC konfirmoi zyrtarisht se gjenerata e ardhshme e pajisjes One do të prezantohet me 1 mars.
Ishte divizioni britanik i HTC-ës që shpërndau i parë këtë informacion. HTC One M9 do të prezantohet në të njëjtën ditë me Galaxy S6 i Samsung-ut. Por, vetëm këtë telefon inteligjent do të prezantojë HTC?
Kompania ka postuar një tjetër cicërimë në Twitter, e cila është edhe më shumë e padeshifrueshme, duke na lërë të kuptojmë se HTC mund të prezantojë një tjetër pajisje përveç HTC One M9. Interpretimi më i dukshëm i cicërimës është se kjo “diçka e madhe” i referohet një pajisje të re One, që pritet të ketë një ekran pothuajse të ngjashëm- mbi 5 inç- të versionit aktual.
Ndërsa PocketNow sugjeron se ajo i referohet versionit të fabletit të përfolur të One M9. Muajin e kaluar, HTC deklaroi se pajisjet e saj të 2015-ës do të jenë më të mirat dhe premtoi disa surpriza të reja. Nuk i dihet asnjëherë, HTC mund të sjellë diçka krejtësisht të paparashikueshme.