Uncategorized

Italia zgjat masat e mbylljes totale

Masat e bllokimit të anti-koronavirusit në Itali do të shtrihen deri në 13 prill, ka thënë ministri i shëndetësisë, Roberto Speranza. Ai i tha Senatit të Mërkurën: “Ne nuk duhet të ngatërrojmë sinjalet e para pozitive me një sinjal “tërësisht të qartë”. Të dhënat tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur dhe se vendimet drastike po japin fryte”.

Megjithëse të dhënat kanë treguar që numri i përgjithshëm i rasteve në vend po ngadalësohet – me 4,053 infeksione të reja të martën – numri i vdekjeve mbetet mbi 800 në ditë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button