Teknologji

Ja si mund të jetë interneti në 2025-ën

internet-futureCharlie Chaplin ka thënë dikur se kinemaja është thjeshtë një modë e çastit. New York Times shkruante në vitin 1936 se “një raketë nuk do të jetë asnjëherë në gjendje të largohet nga atmosfera e Tokës”. Në vitin 1955, revista Variety thoshte se rock’n’rolli nuk do të zgjaste më shumë se sa qershori i atij viti.

Eshtë budallallëk në fakt që të parashikosh të ardhmen e teknologjisë. Por kjo sigurisht që nuk na ka penguar ta bëjmë.

Të martën, Projekti i Internetit i Pew Research dhe Internet Center e Elon University u përpoqën të hedhin dritë se si mund të jetë e ardhmja në vitin 2025, duke publikuar një seri parashikimesh për internetin, nga akademikë dhe shkencëtarë. Duke injoruar për një moment marrëzinë e të vështruarit të një ruzulli të kristaltë, ja disa prej hamendësimeve më interesantë për atë që fsheh e ardhmja e internetit.

Deri në 2025-ën…

Ti do të harrosh që interneti është aty

Day Three Of Mobile World Congress 2014“Interneti (dhe në përgjithësi komunikimi përmes kompjuterit) do të bëhet më depërtues, por më pak eksplicit dhe i dukshëm”, sugjeroi David Clark, shkencëtar në Laboratorin e Shkencave Kompjuterike dhe Inteligjencës Artificiale në Michigan Institute of Technology. “Në një farë mase do të shkrihet në sfondin e gjithçkaje që ne bëjmë”. Joe Touch, drejtor në Institutin e Shkencave Informative në Universitetin e Kalifornisë së Jugut bie dakord. “Nuk do të mendojmë më që ‘të hyjmë online’ apo ‘të shohim në internet’, shkruan ai. “Thjeshtë do jemi gjithë kohës online, duke parë”.

Interneti do të jetë më i mirë se çdo mësues shkolle

2Me burimet ekzistues si Wikipedia dhe Khan Academy, Interneti ofron aktualisht akses në arsim si kurrë më parë. Shumë prej akademikëve të pyetur besojnë se këta burime vetëm do të përmirësohen me kalimin e kohës, duke krijuar një terren edhe më të barabartë. Hal Varian, krye-ekonomist i Google, beson se “imapkti më i madh në botë do të jetë aksesi universal në të gjithë dijen njerëzore. Ai që sot është njeriu më i mençur në botë, nesër mund të ndodhet prapa një plugu në Indi apo Kinë. Dhënia e shanseve atij njeriu – dhe miliona të tjerëve si ai – do të ketë një impakt të thellë për zhvillimin e racës njerëzore”.

Interneti do i japë të drejtë Oruellit

Big BrotherHong Xue, drejtor i Institutit të Politikave të Internetit në Universitetin Normal të Pekinit bëhet direkt Oruellian në parashikimin e tij, duke parashikuar një të ardhme ku “njerëzit do të jetojnë në një botë transparente, si ajo e librit 1984”. Ndërkohë që shumë prej të pyeturve parashikojnë një rritje të të dhënave dhe informacionit si mënyrë për të përmirësuar mjekësinë, arsimin, transportin dhe jetën e përditshme në tërësi, të tjerë druhen se kjo gjë do të shkaktojë më shumë diskriminim dhe margjinalizim, duke i lejuar ata që janë në pushtet të justifikojnë shtypjen e institucionalizuar.

Interneti do të ndryshojë kaq shpejt, saqë nuk do të jesh në gjendje të ruash hapin

Filozofi dhe teoricieni i komunikimit, Marshall McLuhan dikur ka thënë: “Ne u japim formë mjeteve tona, dhe më pas mjetet tona na japin formë neve”. Shumë prej komentuesve në studimin e Pew bien dakord. Teksa teknologjia përparon dhe zhvillohet me një ritëm të paprecedentë, ka shqetësime që ne nuk do të jemi në gjendje të shohim pasojat dhe të metat. Frika është që individët nuk do të arrijnë të rrokin plotësisht se në çfarë janë duke marrë pjesë, çfarë po miratojnë dhe çfarë po mundësojnë online. Një prej atyre që u përgjigjën dhe që preferoi të qëndrojë anonim shkruajti se “ndërkohë që informacioni që ne duam do e gjejë gjithnjë e më shumë rrugën drejt nesh, teksa rrjetet mësojnë të parashikojnë me saktësi interesat dhe dobësitë tona… kjo gjithashtu do të na tundojë që të pushojmë së kërkuari dije, duke ngushtuar kështu horizontet tanë”.

Interneti do të dëmtojë Gjeografinë

“Kur çdo person në planet mund të arrijë dhe të komunikojë në mënyrë dydrejtimëshe me çdo person tjetër në planet, fuqia e shteteve-kombe për të kontrolluar çdo qenie njerëzore brenda kufijve të vet gjeografikë mund të fillojë të bjerë”, tha David Hughes, një pionier i telekomunikacionit.

Interneti do të na bëjë tmerrësisht të vetmuar

4Bob Briscoe, studiues në British Telecom, shqetësohet që ndërkohë që ndërveprimet tanë mund të rriten, ata do të bëhen edhe më sipërfaqësorë dhe të paqëndrueshëm. Të tjerët besojnë se lidhjet globale do të shkaktojnë izolim lokal – ata këmbëngulin se ndërkohë që “fshati global” mund të ketë dobitë e tij, nuk ka dyshim që ne do të ndihemi më të izoluar. Si për koinçidencë, libri i Spike Jones “Her” – ku një burrë, pasi divorcohet bie në dashuri me një sistem operimi kompjuterik – i ka ngjarjet pikërisht në 2025-ën.

Ose… Interneti thjeshtë nuk do të ekzistojë

Ky mund të jetë parashikimi më i vështirë për t’u pranuar. Inxhinieri në pension Robert McGrath mendon se shanset janë 50/50 që interneti mund të mos ekzistojë fare. Duke përmendur sulmet kibernetikë, McGrath hedh hipotezën se rrjeti mund të gjunjëzohet – duke marrë me vete ekonominë dhe botën ashtu si e njohim. /huffpost/

Leave a Reply

Back to top button