Your Life

Këto të vërteta për jetën njerëzit nuk pëlqejnë t’i pranojnë

hard truthsNdërkohë që njerëzit përgjithësisht mendojnë se janë në kontakt me realitetin, e vërteta është se shumë prej nesh e mbrojmë veten nga disa fakte të pakëndshëm për të qenë më të lumtur dhe më produktivë. Këto janë disa të vërteta të parehatshme që njerëzit nuk pëlqejnë t’i pranojnë.
1. Pamja ka rëndësi
Eshtë gjë e bukur të besosh në drejtësinë e karmës ku gjërat e mira u ndodhin njerëzve të mirë, por në fakt gjërat e mira kanë prirjen t’u ndodhin njerëzve me dukje më të mirë. Ne vazhdojmë ta mohojmë gjithë kohën, por një person tërheqës ka një avantazh ndaj një personi jo dhe aq tërheqës në pjesën më të madhe të kohës. E vërtetë e shëmtuar.
Në të vërtetë, kërkimet tregojnë se njerëzit tërheqës fitojnë më shumë para dhe shihen si më të zgjuar dhe atyre u besohet më shumë se sa ata që nuk janë dhe aq joshës.
2. Askush nuk është me të vërtetë altruist
Jemi të gjithë egocentirkë: thjeshtë ndryshon rrezja, që do të thotë se i vetmi dallim mes njerëzve egoistë dhe joegoistë është se sa me forcë e ndjekin interesin personal. Filozofi indian, Chanakya ka thënë se edhe marrëdhëniet tona më intime krijohen për t’i shërbyer interesit personal. Ka një interes vetiak pas cdo miqësie. Nuk ka miqësi pa interes vetiak. Kjo është e vërteta e hidhur.
3. Nuk ekziston shpirti binjak
Pavarësisht iluzioneve tanë të madhështisë, askush nuk është me të vërtetë unik. Sado përpara që mendon se je, do të ketë mijëra të tjerë si ti që janë duke kaluar të njëjtën “kthesë”. Ti mendon se i je i vetmi që ke ata fetishizma të habitshëm, apo i vetmi që zgjohesh në atë orë të caktuar të natës. Por e vërteta është, ka qindra, ndoshta mijëra të tjerë që janë ekzaktësisht si tij. Kështu që, të ndjekësh “dashurinë e vetme dhe të vërtetë” është budallallëk. Ka me miliona që do i përmbushnin kriteret e Znj. E Drejtë dhe Z. I Përsosur. Eshtë thjeshtë koincidencë që ke gjetur një prej tyre dhe je mësuar tashmë me të dhe tani e konsideron si shpirtin tënd binjak.
4. Jeta është e çmuar
Të gjithë me kalimin e kohës vdesin, dhe mund të ndodhë në çdo moment. Ndërkohë që të gjithë e dimë që një ditë do të vdesim, papritshmëria me të cilën mund të vijë vdekja është diçka të cilën shumica prej nesh kemi prirjen ta harrojmë. Jo se nuk e besojmë. Ne thjeshtë e injorojmë bishtësinë e jetës.
5. Askush nuk e ka haberin se çfarë duhet të bëjë
Nëse je konfuz për atë që do të bësh me jetën tënde, atëherë ngushëllohu me faktin që shumica, në mos të gjithë, ende nuk e kanë gjetur. E kemi të ngulitur në kokë që duhet të flasim me siguri dhe vetëbesim për gjërat, sidomos nëse jemi “ekspertë” në këto gjëra, por e vërteta është që nuk dimë. Dhe kjo vlene dhe për njerëzit e suksesshëm që duken sikur kanë gjithçka nën kontroll. Njerëzit që i shihni nga poshtë lartë janë po aq nervozë sa ju. Dhe bëhet më e lehtë për të arritur suksesin, kur e kupton se të gjithë ata që kanë patur sukses në fillim kanë patur dyshime për mënyrën si funksionojnë gjërat, kanë dështuar keq, dhe kanë qenë aty ku jemi të gjithë ne të tjerët: të shqetësuar dhe të sigurtë se nuk janë të mirë sa duhet.
6. Suksesi nuk vjen brenda natës
Shumica e sukseseve ndodhin me hapa të vegjël dhe duan kohë. Ndërkohë që shumica e njerëzve kërkojnë një magji të shpejtë për kthesën në jetët e tyre, e vërteta është që puna e madhe që ti bën sot do të shpërblejë pas disa muajve, në mos viteve. Edhe kështu, puna jonë e madhe nuk garanton domosdoshmërisht të ardhura në të ardhmen. “Ka kaq shumë variabla ngatërrues ekuacioni, saqë shpesh herë njerëzit më të suksesshëm kanë qenë shumë me fat. Por këtë e sheh qartë vetëm kur i hedh një sy jetëve të tyre.
7. Bota është plot me vuajtje
Ndërkohë që ia vlen sigurisht që të përpiqesh të përmirësosh gjërat, puna e asnjë individi nuk do të mund të lehtësojë dhimbjen dhe vuajtjet që njerëzit përjetojnë në botë. Në këtë moment, dikush, diku, po torturohet, po rrëmbehet, dikush po përdhunohet, vajzat po ndëshkohen sepse studiojnë, dhe ndoshta ai i pastreu që e sheh përditë në rrugë, ka disa ditë që nuk ka ngrënë drekë. Shpesh herë kjo na e bën të vështirë ta shijojmë lehtësisht jetën. Dhe ne zgjedhim të mos i besojmë këtij fakti, kështu përkëdhelim vetveten. /Business Insider/
PERGATITI:
BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button