Analiza

Korea e Veriut lëshoi dy raketa. A po përgatitet për luftë?

Missiles are displayed during a militaryKorea e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në detet e brigjeve lindore të saj, gjatë orëve të para të së dielës, njoftoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, duke shkelur kështu rezolutën e OKB-së kundër përdorimit të teknologjisë së raketave balistike nga ana e vendit komunist të izoluar. Lëshimi i tyre erdhi disa ditë përpara vizitës së programuar të presidentit kinez, Xi Jinping, në Korenë e Jugut. Kina është “bamirësi” kryesor i Koresë së Veriut, një vend që është goditur gjithashtu edhe nga sanksione për kryerjen e testimeve bërthamore.

Raketat, të cilat raportohen të kenë qenë të klasit “Scud”, u lëshuan nga një zonë në brigjet lindore të gadishullit, si dhe fluturuan rreth 500 km përpara se të përplaseshin pa ndonjë dëm mbi ujrat detare, tha zyrtari i Shtabit të Përgjithshëm. Lëshimet e së dielës vijnë 3 ditë pasi Veriu lëshoi edhe 3 predha me rreze të shkurtër sërish në ujrat e brigjeve të saj lindore, të cilat fluturuan në largësinë prej 190 km, e që ranë sërish mbi det. Këto lëshime janë kthyer në rutinë tashmë për vendin komunist. Ndërkohë, Korea e Veriut teston gjithashtu edhe lëshuesit në seri të raketave me rreze të shkurtër, të cilat nuk janë të prekura nga sanksionet e OKB-së ndaj vendit të izoluar. Gjithsesi, zotërimi dhe testimi i raketave balistike të tipit Scud, të ish-epokës sovjetike, nga Korea e Veriut përbën sërish shkelje të sanksioneve, pasi shihen si kontribuese ndaj programit të raketave me rreze të gjatë të Penianit. Korea e Veriut ka zhvilluar lëshime testuese të raketave të saj balistike dhe predhave të tjera rreth 11 herë gjatë këtij viti, 4 prej të cilave janë ato më të rrezikshmet, balistiket. Sipas vëzhguesve, koreano-veriorët i zhvillojnë këto testime zakonisht përpara stërvitjeve të përbashkëta vjetore mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut, në formë proteste. Peniani ka denoncuar vazhdimisht këto stërvitje, të cilat i sheh si një përgatitje për luftë.

Leave a Reply

Back to top button