Enciklopedike

Kur mori fund Perandoria Romake?

Screen Shot 2016-06-09 at 07.16.00Kjo varet nga përkufizimi që ku keni për “Romakët”, “Perandorinë” dhe “fundin”. Disa thonë se kjo ndodhi në vitin 410 të Erës Sonë, kur qyteti i Romës u pushtua nga Gotët me në krye Alarikun. Megjithatë ky i fundit nuk deshi të shkatërronte Romën, kështu që qyteti mbijetoi, por nuk lulëzoi më. Një “plaçkitje’ e dytë ndodhi në vitin 455, kur u shfaq Vandalët, një fis gjermanik.

Por edhe këta qenë ftuar në Romë për të ndihmuar të venë e perandorit të mëparshëm. Ata e lanë Romën të paprekur, por zbrazën arkën e shtetit. Perandorët e rinj u ngjitën (dhe rrëzuan) nga pushteti deri në 4 shtator 476, kur udhëheqësi i fundit, Romulus “Augustulus”, u detyrua të largohej nga Odoakeri, një gjerman që u bë mbret. Nga ai moment, shumica e krahinave perëndimore të Perandorisë u pushtuan nga fise të ndryshme, shumica e të cilëve e përjetësuan gjuhën dhe kulturën romake.

Një shtet-bishtnor që përfshte krahinën e Dalmacisë (në Ballkan), mbijetoi deri në vitin 480, kur u gllabërua nga mbretëria e Odoakerit. Gjysma lindore e Perandorisë vazhdoi të ekzistojë, deri kur ushtritë otomane pushtuan kryeqytetin e saj, Kostandinopojën në vitin 1453. Disa xhepa territoresh ‘romake’ mbijetuan deri në shekullin e XV-të, sikurse ishte Trebizondi në bregdetin turk të Detit të Zi./bota.al

Leave a Reply

Back to top button