Analiza

Lexuesi i shenjave: Robespierri i Islamit

Ka të bëjë me simbologjinë e fesë. Në Islam, në fund të Ramazanit theren qingja, një veprim flijimi që kryhet edhe prej fëmijëve. Mesazhi i kokëprerjes nga xhihadistët është që t’i bëjë njerëzit të duken si kafshë. Janë mesazhe audiovizivë, ikonikë, por fjalët mund të jenë të tjera sepse kanë më pak peshë

vlcsnap-2014-06-17-09h05m03s115.pngPrerjet e kokave në YouTube? “Mbështeten tek frika, sepse në realitet janë të dobët”. Ugo Volli, një prej semilogëve italianë më me ndikim, pas filmimit tronditës të radhës lexon tek brutaliteti pa fund i xhihadistëve, një instrument për të kompensuar mungesën e forcës ushtarake.

Përsëri koka të prera, këtë herë nga Sinai. Përse islamikët zgjedhin këtë strategji komunikimi?

Eshtë klasike: mbështeten tek frika, duke mos patur forcë për të realizuar projektin e tyre, tentojnë që të terrorizojnë kundërshtarët dhe frikësuar ndjekësit e tyre. Nuk është risi, përkundrazi është një strategji që lindi bashkë me gijotinën gjatë Revolucionit francez. Mizoria ekstreme e këtyre ekzekutimeve gjen pastaj një kauzë të veçantë në botën arabe.

Cilën?

Bindjen që u përhap pas shembjes së perandorisë otomane, se u kolonizuan, u shtypën dhe u poshtëruan nga Perëndimi, një kulturë që e konsiderojnë inferiore. Për ta është një fuqizim, domethënë një vetëdijësim që e përdorin për të na e bërë me gisht e për të na thënë: “Nuk na respektoni, tani ju detyrojmë të na dëgjoni duke ju terrorizuar”.

Përse është kaq i rëndësishëm imazhi i gjakut?

Ka të bëjë me simbologjinë e fesë. Në Islam, në fund të Ramazanit theren qingja, një veprim flijimi që kryhet edhe prej fëmijëve. Mesazhi i kokëprerjes nga xhihadistët është që t’i bëjë njerëzit të duken si kafshë. Janë mesazhe audiovizivë, ikonikë, por fjalët mund të jenë të tjera sepse kanë më pak peshë.

A ka patur një ndryshim të strategjisë së komunikimit, që nga koha e videomesazheve të Osama bin Ladenit?

Jo, ideja është e njëjta. Bin Ladeni u fliste njerëzve të tij, ashtu si bën al Bagdadi. Por mesazhet e vërtetë nuk janë ato copëza filmimesh, se sa Kullat Binjake në flakë, atentatet, prerjet e kokave. Për më tepër, kreu nuk u flet të tjerëve, por popullit të tij: duhet ta bindë që të legjitimohet mbi të gjitha në planin fetar, jo politik. Demonstrimi i forcës, i brutalitetit, i mizorisë së shefit të madh i drejtohet popullit të Kalifatit që duhet të mbështesë projektin e tij. Vetëm në plan të dytë na drejtohet ne, kundërshtarëve.

A funksionon mesazhi xhihadist?

Sigurisht. Objektivi i parë është të mblidhen sa më shumë ndjekës në botën e tyre dhe të arrijnë t’u imponohen mikrogrupeve të tjerë. Në krahasim me ne, bashkimi i atyre kokëprerjeve dhe rrëmbimeve na shkakton një frikë që e kalon edhe neverinë. Për këtë arsye këta grupe janë futur në imagjinatën tonë me një fuqi më të madhe nga sa kanë në realitet. /Il Fatto/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button