EnciklopedikeHistori

Misionet që sollën fitoren e Luftës së Dytë: Operacioni Frankton

Screen Shot 2015-07-27 at 15.51.47Heronjtë e Guackës së Moluskut Data: 7-12 Dhejtor 1942

Objektivi: Vendosja e minave në anijet gjermane të mallrave të ankoruara në Bordo, fundosja e anijeve, arratisje në Spanjë.

Palët ndërluftuese: Marinsat mbretërorë, marina gjermane

Skena: Europë

Gjiri i Biscay, 1942. Një nëndetëse britanike del në sipërfaqe disa milje larg nga grykëderdhja e Gironde. Pesë kanoe hyjnë në ujë, secila me nga dy marinsa mbretërorë si dhe një ngarkesë me mina. Ata nisen për në Bordo. Shënjestra: Anije gjermane të mallrave që janë të ankoruara në port. Mes tyre dhe shënjestrave? Dy varka ushtarake, 12 U-boat-e, 12 varka patrullimi, gjashtë heqëse minash M-class, ushtria gjermane si dhe 50 milje det të egërsuar. Shanset për sukses? Pothuajse zero. Në shtator të atij viti, britanikët kishin identifikuar Bordonë si një shënjestër kyçe. Porti francez ishte një dhëmbëz jetike e makinerisë gjermane të luftës, si destinacioni i shumë lëndëve të para që e mbanin në lëvizje ushtrinë e Gjermanisë. Kështu në 7 dhjetor, një njësi speciale e marinsave mbretërorë u nis për të fundosur sa më shumë anije mallrash që të mundej dhe më pas, nëse i mbijetonin sulmit, të arratiseshin përmes Pyrenees në Spanjë dhe më tej të ktheheshin në shtëpi, në Britani.

Gjërat nuk nisën dhe aq mirë. Ditën e parë, dy kanoe u humbën në det. Më pas, në mëngjesin e 8 dhjetorit, ekuipazhi i Coalfish u kap nga gjermanët. Kështu që mbeteshin vetëm dy kanoe për të përfunduar sulmin.

Në 11 dhjetor, ata mbërritën në Bordo dhe ishin gati për sulmin. Catfish zuri bregun perëndimor ndërsa Crayfish shkoi në jug. Në total ata u vendosën mina tetë anijeve, vazhduan teposhtë lumit dhe arritën të arratisen.

Rezultati: Sukses. Misioni ishte një sukses i jashtëzakonshëm që u realizua mrekullisht. Churchilli vetë deklaroi se ky mision e shkurtoi me gjashtë muaj luftën. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button