Psikologji

Mos ua besoni sekretet tuaja llafazanëve

“Si mund të prisni që dikush tjetër të ruajë sekretin tuaj, kur nëse ju vetë, duke u besuar atyre, nuk mund ta mbani atë?”

-Francois de la Rochefoucauld-

Sa shumë telashe hapin ata njerëz që nuk mund të ruajnë një sekret! Njerëzit toksikë nuk e kanë fare problem të zbulojnë ato që u keni thënë. Për më tepër, do t’ju kritikojnë dhe do t’ju përflasin.

Nganjëherë është e vështirë të identifikosh këta njerëz, sepse zakonisht duken sikur janë të besueshëm dhe të mirë. Megjithatë, ka disa shenja që do t’ju ndihmojnë:

– Ata flasin keq për të tjerët.

– Ata gjithmonë tregojnë sekretet që u janë thënë.

– Ata përpiqen t’ju bëjnë që të keni besim tek ta, kur sapo i keni njohur.

– Kur bëni një koment negativ ndaj dikujt tjetër, ata përpiqen t’ia tregojnë atij personi.

Antidoti më i mirë për ata që vdesin për të bërë llafe, është të mos u tregosh asgjë. Ju thjesht jetoni jetën tuaj pa i ftuar ata fare pranë jush. Nëse kanë rënë në rrethin tuaj shoqëror, mbani distancën.

 

Leave a Reply

Back to top button