Teknologji

Nanotubat e karbonit / Peisazh elektrik për ekranet e të ardhmes

Screen Shot 2015-09-30 at 09.17.09

Peizazhi i frikshëm është pagëzuar “marshimi i Triffid-ëve”, bimët mishngrënëse të përshkruara në librin dita e Triffid-ëve nga John Wyndham, nga i cili është bërë një film. Në realitet janë nanotuba karboni (50,000 herë më të hollë sesa flokët), të veshur me një shtresë diamanti: ai që i paraqiti ato me një mikroskop elektronik – dhe i ngjyrosi me Photoshop – ishte Paul May, Universiteti i Bristolit (GB). Imazhi fitoi çmimin e fotografisë së Inxhinierisë dhe të Këshillit të Kërkimit të Shkencave Fizike. Dhe kjo është e lidhur me një kërkim. “Nanotubat e karbonit zakonisht mbeten vertikalisht, si qimet e një furçe dhëmbësh”, shpjegon May. “Nëse janë të lagura bashkohen dhe formojnë këto struktura, të cilat të kujtojnë një tendë indiane. Duke depozituar sipër një shtresë e diamanti, ne ia dolëm t’i fiksonim këto forma të cilat bashkojnë 10-20 nanotuba. Duke aplikuar energji elektrike, strukturat emetojnë elektrone të cilat, “të gjuajtura” nga maja, shkojnë dhe godasin një ekran të mbuluar me fosfor: kështu emetohet drita. Hulumtimi ka për qëllim të krijojë ekrane të reja”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button