Në këtë artikull do të mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta të përzgjedhura nga filma të ndryshëm. Nëse nuk i keni parë ende, mund t’i shihni gjatë kohës suaj të lirë.
“Nuk është e rëndësishme të kesh gjithçka. E rëndësishme është të zgjedhësh një person dhe të dy t’ia dilni mbanë”. – “The Object of my Affection”
“Njerëzit thonë se koha ndryshon gjithçka, por nuk është e vërtetë. Të bësh diçka, mund të ndryshojë diçka tjetër. Të mos bësh asgjë, gjërat do të mbeten ashtu siç kanë qenë”. – “Dr. House”.
“Ne pranojmë dashurinë që mendojmë se meritojmë”. – “The Perks of being a Wallflower”.
“Gabimi im më i madh ishte të mendoja se ti mund të më ndryshoje. Vetëm unë mund ta ndryshoj veten time”. – “Stuck in Love”.
“Nuk mund t’i lejosh njerëzit që do, të përcaktojnë mënyrën se si dashuron”. – “Before We Go”.
“Arsyeja se pse të fal është se nuk je perfekt, njësoj siç nuk jam as unë. Gjithë njerëzit janë joperfektë”. – “Mary and Max”.
“Ti meriton më tepër se sa të ta thyejnë shpirtin”. – “You”.
“Nëse kujdesesh për gjërat, ato zgjasin përgjithmonë”. – “The Notebook”.
“Në disa ditë, dhimbja ndjehet më e fortë se në ditën që u lëndove”. – “The Flash”.
“Njerëzit naivë nuk janë budallenj. Ata mendojnë se çdokush ka një zemër të mirë”. – “Riverdale”.