Teknologji

OnePlus, nxjerr në treg ‘power bank’ prej 10,000mAh për vetëm 15$

Screen Shot 2014-12-19 at 4.32.45 PMTelefoni juaj nuk ka autonominë që ju nevojitet? Me shumë vështirësi arrini gjerë në mbrëmje me një përdorim normal? Nuk jeni të vetmit me këtë problem: smartphonet kanë evoluar shumë gjatë viteve, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për bateritë. Në ndihmën tonë vijnë power bank, “kuti” të vogla që, në sajë të një porte USB, na lejojnë të karikojmë pajisjet tona edhe kur ne jemi jashtë shtëpisë, pra kur nuk kemi afer një prizë korenti. OnePlus kohët e fundit ka prezantuar power bank-ën e saj të re prej 10.000mAh që, me një output nga 2V deri 5V na lejon të karikojmë tabletin dhe smartphone njëkohësisht. Pajisja ka një madhësi prej 142,8 × 72,6 × 16.2 mm dhe peshon vetëm 220g. Në dispozicion kemi dy ngjyra të bardhë dhe të zezë me një çmim prej 14,99 $ duke filluar nga java e ardhshme./vetemtech/

Leave a Reply

Back to top button