Uncategorized

Përshkallëzohet situata nga Koronavirusi, çfarë po ndodh tek Infektivi

Është përshkallëzuar situata që ka shkaktuar koronavirusi në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3 viktima, mes tyre një 43 vjeçar i cili  nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër që do të thotë se Covid-19 nuk kursen edhe personat e shëndetshëm.

ABC News ndodhet në ambientet e spitalit infektiv në Tiranë për të informuar për çdo njoftim që vjen nga ky spital.

Siç raporton për ABC News gazetarja Glidona Daci, deri në këto momente kanë mbërritur në spitalin Infektiv 3 persona.

Bëhet fjalë për dy gra dhe një burrë rreth moshës 40-50 vjeç, dhe një grua e cila ishte mbi 60 vjeç.

Çfarë është vënë re nga kamerat e ABC News, ishte se mjekët nuk kishin veshjet të cilat sigurojnë shëndetin e tyre nga mosinfektimi.

Ndërkohë një autoambulancë ka mbërritur pranë Infektivit, për të marrë edhe trupin e viktimës së fundit nga koronavirusi, për ta transportuar atë në morg.

Sipas urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat të cilët kanë humbur jetën nga koronavirusi i dorëzohen familjarëve por nuk lejohen të grumbullohen.

Sipas njoftimeve lejohet vetëm 1 nga personat e afërm, për të kryer procedurat e fundit për këto viktima./abcnews.al

Leave a Reply

Back to top button