Teknologji

Project Loon: Google do të lëshojë 20 balona aerostatike në Australi

Screen Shot 2014-11-18 at 12.51.56 PM

Balona aerostatike për të sjellë internet në çdo cep të botës. Kjo është ajo që është duke u përpjekur për të arritur Google përmes Project Loon. Jo më tela nën tokë për të sjell rrjet tek ata që kanë nevojë, por balona të drejtuara në stratosferë, në një lartësi prej rreth 32 km, të cilat do të gjenerojnë një rrjeti wireless 3G.
Këto balona janë të manovruara, duke rregulluar pjesën e tyre sipas nivelit të erës. Sinjali që do të udhëtojë brenda këtyre balonave të vogla, do të transferohet në një stacion tokësor të lidhur me një ofrues të shërbimit të internetit (ISP). Së fundmi, transferimi i internetit tek përdoruesit. Projekt fantastik, nuk ka dyshim për këtë, por rruga për t’u bërë nga Google është ende shumë.
Kompania, e bazuar në Mountain View po përgatitet të nisë një seri baloon-test në Australi. Do të jenë 20 balona aerostatike që do të nisen nga shteti i Queensland. Për herë të parë Google gjithashtu bashkëpunon me një operator celular, më i madhi në Australi, më saktë, Telstra. Ata kishin njoftuar në fillim të këtij viti: “do të bashkojmë forcat me kompanitë celulare në mbarë botën për të bërë Project Loon një realitet”.
Loon-Google
Prototipat e parë janë testuar tashmë nga Google në SHBA dhe në Zelandën e Re. Ka pasur disa probleme me këto “teste”. Në Shtetet e Bashkuara një balonë ka shkatërruar linjat e energjisë, duke ndërprerë me furnizim qytetin e afërt të Washington. Në Zelandën e Re, një balonë zbarkoi në det ku u identifikua gabimisht si një aeroplan i rrëzuar.
Me pak fjalë, inxhinierët duhet të merren me infrastruktura të tjera të ndërtuar nga njeriu dhe me ligjet e natyrës. Nuk do të jetë e lehtë të mbajnë në ajër këto balona në ditët e stuhishme. Nëse ja arrijnë, me siguri do të jetë një sukses./vetemtech/

Leave a Reply

Back to top button