Teknologji

Rusët sulmojnë Google, vidhen miliona adresa në Gmail

google pozicionNjë grup hackerash rusë kanë ndërmarrë një sulm masiv ndaj Google. Janë ende të paqarta shifrat e dëmit por paraprakisht numërohen mbi 5 milion llogari të vjedhura në Gmail. Lajmi nuk është konfirmuar ende nga gjigandi i informatikës ndërsa qarkullon prej orësh pasditen e së mërkurës. Lajmi u publikua nga një forum rus ku edhe është publikuar një listë e gjatë me emra përdoruesish dhe password-et e tyre të adresave në Gmail. Nga sa kuptohet bëhet fjalë më së shumti për përdorues rusë. Prej ditësh në Rusi janë ndërmarrë sulme të vazhdueshme të hackerave ndaj të dhënave në internet ku janë vjedhur miliona të dhëna. Nuk përjashtohet ende mundësi që këto të dhëna të jenë të vjetra dhe të papërdorshme.

Leave a Reply

Back to top button