Mistere

Sekrete dhe simbole të alkimistëve

Për t’u siguruar që dija do të mbahej larg prej të padenjëve, dorëshkrimet mbusheshin me simbole dhe kode

Dielli i Zi

Një prej simboleve alkimiste më pak të njohur, Dielli i Zi, ose sol niger, është simbol i ndryshimit, thelbësor për synimin e transmutacionit për të cilin punonin alkimistët. Mund të lidhet edhe me errësimin e lëndës apo kalbëzimin. Ky imazh është nga Splendor Solis, një libër gjerman i shekullit 16 me pamje shumëngjyrëshe me bojëra uji, që kishin domethënie simbolike, e që lidheshin me procese dhe ide alkimiste. Ndonëse imazhet janë të një kohe të mëvonshme në historinë mesjetare të Alkimisë, stili i tyre të kujton imazhe alkimiste të një kohe shumë më të hershme.

Katër elementet

Kjo emblemë simbolike nga shekulli 17 tregon katër elementet kryesore – ajri, uji, toka dhe zjarri – në skajet e veta. Alkimistët besonin se mund të zotëronin aspektet e ndryshme të katër elementëve, mund të krijonin çfarëdo që donin të bënin, duke përfshirë floririn dhe eliksirin e jetës. Trekëndëshi brenda këtyre qosheve simbolizon “tria prima” ose tre kryesoret, që ishin mërkuri, squfuri dhe kripa. Alkimisti Parakelsi besonte se kombinimet e këtyre tre substancave përbënin gjithë metalet.

Hermafroditi i madh

Një gdhendje nga vepra e shekullit të 17, Symbola Aureae Mensae nga Michael Maier, që shfaq Albertus Magnus duke treguar me gisht simbolin alkimik të hermafroditit. Imazhi shpreh një ide të përbashkët që gjendet në shumë tekste alkimike, se çdo gjë ka edhe një natyrë bashkuese, por është e përbërë nga dy pjesë. Alkimistët besonin se harmonizimi i këtyre forcave kundërshtare (si e lagështa dhe e thata, Dielli dhe Hëna, mashkulli dhe femra) mund të kishte çelësin e fuqisë së krijimit, që ata kërkonin. Hermafroditi simbolizon këtë bashkim. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button