Horizonti.al

Sekretet e errëta të perandorisë osmane: Pallati ishte një ferr i heshtur

Screen Shot 2016-07-15 at 11.35.25Edhe për sulltanin, jeta në Topkapi mund të ishte mbytëse deri në ekstrem. Konsiderohej e pahijshme për sulltanin që të fliste shumë, kështu që u fut një formë e gjuhës së shenjave dhe sundimtari e kalonte shumicën e kohës, i rrethuar nga një heshtje e plotë. Mustafai I e pa të pamundur ta duronte këtë dhe u përpoq që ta ndalojë, por veziri i tij refuzoi ta lejojë. Mustafai shumë shpejt u  çmend, dhe shpesh shihej duke hedhur monedha në det, që t’i shpenzonin peshqit.

Intrigat në pallat ishin të zakonshme, teksa vezirët, oborrtarët, eunukët luftonin për pushtet. Për 130 vjet, gratë e haremit fituan një ndikim të madh dhe periudha u bë e njohur si “sulltanati i grave.” Dragomani (Kryepërkthyesi) ishte gjithmonë i pushtetshëm dhe gjithmonë ai ishte grek. Eunukët ndaheshin përgjatë linjave racore, dhe krye-eunuku i zi dhe krye-eunuku i bardhë ishin rivalë. I zënë shpesh në mes të kësaj çmendurie, sulltani ndiqej kudo ku shkonte.

Ahmeti III i shkroi vezirit të tij të madh, duke u ankuar se: “Nëse unë shkoj në një nga dhomat, 40 faqe janë vënë rresht; nëse më duhet të vesh pantallonat, nuk ndihem aspak rehat, kështu që shpata-mbajtësi duhet t’i lërë të largohen, mbani vetëm tre apo katër burra që të jem rehat”.

Për shkak se i kalonin ditët e tyre në heshtje totale, vazhdimisht të vrojtuar, në një atmosferë  helmuese, një numër i sulltanëve osmanë u sëmurën mendërisht./bota.al

Leave a Reply

Back to top button