Analiza

“Shtëpia e Bardhë si kafaz”. Obama tenton arratinë

AMERICANI BOCCIANO POLITICA ESTERA OBAMA, PREOCCUPA IRAQShtëpia e Bardhë? Si një kafaz.

Ai që ndihet si në burg është pikërisht banori më i rëndësishëm i rezidencës që ndodhet në Pennsylvania Avenue 1600, Barack Obama. Presidenti ndihet si një “ari në kafaz”, i rrethuar 24 orë në ditë nga agjentët e shërbimit të fshehtë, të cilët për arsye sigurie kufizojnë çdo lëvizje të tijën. Pa llogaritur turmën e gazetarëve dhe fotografëve gjithmonë në gatishmëri. Por pas më shumë se pesë vitesh, Obama duket s enuk e përballon dot më, kështu ka vendosur të “thyejë zinxhirët”, të shijojë momente si njeri normal dhe të kryejë udhëtime që ai i quan “zhytje në jetë”.

“Ariu është i lirë” – ka komentuar ai vetë gjatë një prej shanseve të fundit për t’u arratisur. “Mezi prisja të dilja nga Uashingtoni, ka thënë gjatë një takimi me njerëz të zakonshëm në një qytezë të Minnesotës. Shpesh herë bëj shaka me rojat e shërbimit të fshehtë e u them që ndihem si në një kafaz dhe herë pas here duhet të dal”.

Në të vërtetë, presidenti nuk shkon shumë larg gjatë arrative të tij. Muajin që kaloi mundi t’i lejojë vetes një shëtitje me këshilltarin e tij, John Podesta nga Shtëpia e Bardhë deri në Departamentin e Brendshëm. Me xhaketë në supe, Obama nuk përdori makinën presidenciale, siç e kërkon zakonisht shërbimi i fshehtë. Në kthim, i vetëdijesuar që turistët nuk po u besonin syve, ai tha: “Mund të shtrëngojmë duart, unë nuk kafshoj”. Në të tjerë raste, ai shfrytëzon rastin për të shkuar dhe shijuar ushqimet e zinxhirit meksikan të Chipotle, tek Starbucks apo ndonjë dyqan akulloresh përreth Shtëpisë së Bardhë. Dje arriti të shijojë një hamburger me një mama në Minneapolis dhe më pas bëri një shëtitje përgjatë rrugës kryesore të qytetit, ku dhe u ndal për të blerë një akullore. “Sot ndihem vërtetë i lirë. Prandaj mun të bëj gjithçka”.

Obama nuk është i vetmi president që ndihet si i burgosur në Shtëpinë e Bardhë. Harry Truman e pati pagëzuar rezidencën presidenciale “burgu i madh i bardhë” dhe herë pas here bënte shëtitje të fshehta në Uashington.

Leave a Reply

Back to top button