Bota

Shtyhet rrahja me kamzhik e bloggerit saudit

Saudi Arabian blogger's wife calls for his releaseAutoritetet saudite kanë shtyrë në kohë rrahjen me kamzhik të Raif Badavit, bloggeri i dënuar me 1000 fshikullime që duhet t’i pësojë në momente të ndryshëm, me akuzën se ka fyer Islamin. Sipas Amnesty, shtyrja duhet të ketë ndodhur për shkak të presioneve në rritje që janë ushtruar nga komuniteti ndërkombëtar që është mobilizuar kundër këtij ndëshkimi. Bloggeri 31 vjecar e kishte marrë serinë e parë të fshikullimeve në 9 janar në sheshin publik të Geddas. Ndëshkimi u pezullua zyrtarisht për arsye mjekësore.

Leave a Reply

Back to top button