Enigma

Simboli që përfaqësonte jetën dhe rilindjen, por që përfundoi në flamujt e nazistëve

Screen Shot 2015-09-04 at 4.48.24 PM

Në të gjithë botën ai është shndërruar në sinonim të frikës dhe terrorit. Megjithatë, ai u mor dhe përdor nga nazistët që në fillim pikërisht për shkak të domethënies së tij si yll fatlum. Suastika, që në sanskrinisht do të thotë TE JESH I LUMTUR, është një prej simboleve më antikë të njerëzimit. Ai është shfaqur për herë të parë diku rreth 14 mijë vjet më parë. Në kulturën indiane, kryqi i thyer, me cepat të kthyer të gjithë majtas është simbol i jetës dhe i rilindjes. Po përse vallë simboli paqësor i Budës përfundoi në flamujt nazistë?

Pas Luftës së Parë Botërore, Gjermania ishte përfshirë nga një krizë shumë e rëndë. Të ndodhur nën morsën e varfërisë, shumë njerëz iu afruan studiove të artit ezoterik dhe të kulteve të fshehtë, në kërkim të rrënjëve të lashta indo-gjermanike. Për këtë arsye, ky simbol i lashtë i lumturisë kishte një tërheqje të fortë tek urdhërat e sapolindur teutonikë. Shoqëria e fshehtë Thule i kryente ritualët e saj të iniciimit nën shenjën e suastikës. Ata që pranoheshin rishtas, të lidhur dërgoheshin përpara Zotit të madh. Pasi hiqnin fashën prej syve, simboli i parë që u dilte përpara ishte ai i suastikës. Gjatë ceremonisë, ata betoheshin për besnikëri të përjetshme për urdhërin e fshehtë. Dhe betimi kurorëzohej kur Zoti i Madh dhe të gjithë dishepjut e tij bënin me duart e tyre shenjën e suastikës. Shumë prej pjesëtarëve të partisë naziste e kishin prejardhjen pikërisht nga ky urdhër.

Në vitin 1927, kur partia e sapo krijuar ishte në kërkim të një simboli, zgjedhja e tyre ishte suastika. Propozimi u bë nga një dentist, nga një farë Friedrich Kroen. Në projektimin e bërë prej tij, krahët e kryqit ishin të orientuar majtas, ashtu sikurse në suastikën budiste.

Për një kryetar partie dhe një agjitator siç ishte Hitleri, ai simbol ishte shumë i lehtë. Ideologjia e tij antibolshevike dhe mbi të gjitha, teoritë e tij mbi urrejtjen racore kishin nevojë për një simbol më agresiv. Në atë kohë, Hitleri ishte edhe përgjegjës i zyrës propagandistike të partisë. Kur gjatë njërës prej mbledhjeve u prezantua simboli, ai rrëmbeu mejëherë një laps dhe i bëri disa ndryshime të vegjël por shumë domethënës. Së pari i ndryshoi drejtimin krahëve të kryqit duke i orientuar ata djathats dhe e rrotulloi të gjithë simbolin me 45 gradë duke ia rritur kështu atij efektin e agresivitetit. Megjithatë, nazistët nuk ishin aspak origjinalë në zgjedhjen e simbolit të tyre. Në fakt, mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në Internet për të kuptuar se sa shumë popullaritet gëzonte në popuj të ndryshëm të botës si fatsjellës simboli i suastikës. Ishte i stampuar kudo, që nga fishat e pokerit në Amerikë, deri tek kartolinat kristiane.

Një skuadër kanadeze Hockey e kishte madje edhe në fanelat e ndeshjeve. Por Hitleri e rikrijoi simbolin. Ato shfaqje të mëdha me goxha stil gjatë mbledhjeve të partisë, me fashat e dritës e kështu me radhë linin mbresa të jashtëzakonshme tek masat. Nuk ishte thjeshtë simboli, por mënyra me të cilën ai përdorej nga propaganda. Hitleri ndërtoi një koncept propagande autonom dhe efikas përreth një simboli. Suastika u riprodhua në miliona kopje, në stema, flamuj, shirita, dhe mbi të gjitha në filmimet që kishin një impakt shumë të madh në popull.

Me të gjithë filmimet dhe seritë televizive, suastika u ndërfut me një forcë kaq të madhe si simbol i nazizmit, tek të gjithë brezat saqë nuk mundet askush as ta imagjinojë shkëputjen e këtij simboli nga ai kontekst.

Leave a Reply

Back to top button