Speciale

Të gjithë muret e botës

Screen Shot 2015-07-14 at 19.04.27

Sot, në kufirin ndërmjet e Hungarisë e Serbisë, ushtria hungareze ka filluar ndërtimin e murit në mënyrë që të ndalet vala imigrantëve ilegalë njoftona agjencia hungareze lajmeve MTI. Punimet kanë filluar sot në mëngjes buzë qyteti Morahal. Muri planifikohet të jetë i gjatë 175 kilometra e me lartësi deri në 4 metra. Parlamenti hungarez, transmeton Koha.net, ka lejuar që të shfrytëzohen 10 metra hapësirë në kuadër të kufijve të jashtëm të zonës Shëngen.  Qeveria ka thënë se ky mur do t’i kushtojë afër 21 milionë euro. Nga fillimi i vitit në Hungari kanë hyrë rreth 80 mijë imigrantë, nga të cilët pothuaj gjysma ishin nga Kosova. Në 9 nëntor të 26 viteve më parë, shembej Muri i Berlinit. Që atëherë, janë ndërtuar 8 mijë kilometra barriera. Në Lindjen e Mesme, Europë, Azi, Amerikë. Ja harta.

muri 4

Eshtë e gabuar të thuash që muret janë të bërë prej materialesh inertë. Eshtë njëri, ai i Berlinit, që kur ra në 9 nëntor të 25 vjetëve më parë, “polli” nga një mur tjetër, pak a shumë kudo. Rrënojat ngritën një pluhur që shkoi dhe u depozitua në vendet më kritikë të frakturave të planetit, duke prodhuar, si një feniks arab, kopje të shumta: sepse historia nuk kishte përfunduar, rendi i ri nuk ngrihet aspak mbi themele të fortë, siç thuhej në parashikimet shumë optimistë. Edhe atje ku nuk janë ngritur barriera fizike, shtypja ka krijuar të tilla mendore, edhe më të vështira për t’u shembur, duke qenë se janë të padukshme.
Nëse muret fyejnë, përveç etikës, edhe estetikën, mund të ngushëllohemi me ata që i përdorin si piktura, ku paraqesin zemërimin e pafuqishëm. Ose me mendimin që, për çdo bllok muri që ngrihet, shtohen kapërcyesit e mureve, për shkak të atij impulsi njerëzor për të shkuar “përtej kolonave”, siç bëri Uliksi i Dantes. Ngushëllime të papërfillshëm, megjithatë, vrima të vogla gjilpërash mbi një gjarpër imagjinar që vazhdon ta zgjasë bishtin e tij, që gëlltit toka dhe fate. Pas Berlinit, përllogaritet që më shumë se 8000 kilometra mure janë ngritur, për qëllime nga më të ndryshmit, por për një program të vetëm: ndarjen e të gjallëve. Dhe nëse ndonjëherë është bërë i nevojshëm për të mos u dashur të numërohen të vdekurit, në shumicën e rasteve është egoizmi, sindroma e çitadelës së rrethuar që i ka udhëhequr inxhinierët. Ne dhe ata, në një delir moskomunikueshmëriei cili ip ërjashton fjalët pothuajse fetishe të vetëm një brezi më parë: tolerancë, bashkëjetesë.
muri 3Ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë mes luftërave dhe mureve. Dhe Izraeli, avanposti i Perëndimit i ngulur mu në Lindjen e Mesme, është emblema. Në vitin 2002, qeveria e Jeruzalemit projektoi “gardhin”. Në realitet janë 730 kilometra beton, kabllo me elektricitet, sensorë, që rrethojnë Cisjordaninë dhe Gazën. Për palestinezët është “muri i aparteidit”, me të cilin armiku ka “gëlltitur” një copë të territoreve përtej vijës së gjelbër. Praktikisht ka shërbyer për të ndalur Intifadën e dytë, apo “Intifadën e kamikazeve”, dhe jo për të ofruar garanci absolute, përderisa ka nevojë për një kopje të tijën për të ndalur inkursionet në gadishullin e Sinait.
Dhe nëse Rripi i Hamasit është mbyllur edhe nga ana e Egjiptit, ai është patrulluar nga deti, aty ku është e pamundur të ngresh mure. Kokëfortësia e militantëve, të bllokuar nga toka dhe nga deti, ka sjellë zgjedhjen e nëntokës dhe tunelët janë shndërruar në motivin e betejës së fundit, verën që sapo u mbyll. Pritet të kuptohet edhe se çfarë do të shpikë Benjamin Netanjahu, nëse Shteti Islamik do të ngulte flamujt e tij në kufirin sirian. Një tjetër mur? Do të ishte vazhdimësi e politikës.
Nuk do ta largonte ndjesinë që nuk do të jetë betoni që do të garantojë mbijetesën e shtetit hebre, i detyruar të blindojë qytetarët e tij, përveçse me kufij hermetikë, edhe me kolonitë në zgjerim në zonat armiqësore.
Shteti islamik dhe përparimi i tij janë makthi i ri. Për të shmangur një kontaminim të ri prej luftëtarëve të al Baghdadit, turqit i kanë dhënë një impuls të ri projektit të murit prej 900 kilometra përgjatë kufirit me Sirinë. Fillimisht i ideuar për të penguar futjen e klandestinëve të dëshpëruar, tani do të jetë i dobishëm për fondamentalistët. Të cilët kanë megjithatë shumë opsione të tjerë përgjatë një rajoni që ka dalë nga kontrolli i autoriteteve shtetërorë. Që përpara inkursionit të kalifit, Iraku kishte njohur betonin, të ashtuquajturit “hesco bastion”, një dëm anësor i pushtimit të George Bushit. U detyruan të rrethohen me gardh ambasadat, sidomos ato perëndimore, ashtu sikurse dhe Sadr City, lagja e madhe shiite e Bagdaditpër shkak të rivaliteteve mes sekteve të ndryshëm fetarë. Aq sa për ta bërë çdo udhëtim në rajon, një garë me pengesa ndonjëherë të pakapërcyeshme.
muri 1Ashtu sikurse plot me pengesa është rrugëtimi i atyre që vendosin të mërgojnë dhe zgjedhin Europën. Kanë një ndalesë të parë në Turqi por, nëse e kapërcejnë, çdo kufi ka pengesën e vet. Mes Turqisë dhe Greqisë, telat me gjemba në një gjatësi prej dhjetëra kilometrash përgjatë lumit Evros. Mes Turqisë dhe Bullgarisë, një mur 107 kilometra i miratuar kohët e fundit, për të mos lejuar një “kullesë” në kufirin juglindor të Europës. Mesdheu, në jug, është një mur uji dhe një varr i madh për mijëra klandestinë, ndërkohë që në jugperëndim, Spanja ka eksklavat e Ceutas dhe Melillas, porta hyrëse nga Maghrebi. Dhe nuk mbaron me kaq, pasi vetë qytetet janë pajisur, në shembullin e “murit të Padovës”, një rrethim i gjatë 80 metra dhe i lartë tre metra në rrugën Anelli, zyrtarisht i domosdoshëm për arsye të rendit publik: në realitet është krijimi i një getoje për imigrantët.
Europa e Berlinit thotë se dëshiron të mbrohet nga pushtimi me të njëjtin instrument që në të kaluarën ka shërbyer për të qetësuar mosmarrëveshje të forta ideologjiko-politike. Rezistojnë 99 mure (48 km) në Irlandën e Veriut, mes katolikëve dhe protestantëve, pavarësisht paqes së shpallur. Ashtu sikurse nuk ka rënë ende ai i NIcosias mes pjesës greke dhe pjesës turke. Mbetje të kohërave, që duken madje edhe demode, përveçse “xhuxh”, për nga dimensionet, krahasuar me nevojat e një bote globale, për nga shpejtësia e komunikimit dhe kalimit të menjëhershëm të kapitaleve financiarë nga njëra anë në tjetrën, por gjithnjë e më hermetike në kufijtë e saj, të mbyllur për të huajin. Ose të braktisurin.
Rekordi i përket pengesës përgjatë kufirit mes Indisë dhe Bangladeshit (4100 km të parashikuar në vitin 1993, më shumë se 3000 të ngritur deri tani), i porositur nga Delhi për të ndalur fluksin e imigrantëve klandestinë, luftuar trafiqet e paligjshëm dhe infiltrimet e terroristëve. Dhe duket një luftë mes të varfërve. India mbrohet edhe nga armiku historik, Pakistani (3300 km) i cili nga ana e tij ka dashur të ngrejë një pengesë mes vetes dhe Afganistanit të trazuar të talebanëve (2400), pavarësisht një përkatësie të përbashkët etnike dhe një roli historik si protektor. Për të mbetur në Azi, më pak i njohur është muri mes Uzbekistanit dhe Taxhikistanit. E për t’u rikthyer në Gjirin Persik, Arabia Saudite e dinastisë mbretërore i druhet fondamentalistëve që vijnë nga Jemeni, edhe pse ka thënë se ka blinduar kufirin e gadishullit për shkak të klandestinëve. Eshtë edhe betoni mes Omanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, mes Kuvaitit dhe Irakut, pavarësisht ëndrrave panarabe të udhëheqësve vizionarë të kohërave të shkuara.
Nëse është histori “rripi i sigurisë” prej 2700 km në Sahara, i kërkuar nga Maroku për t’u mbrojtur nga inkursionet e Frontit POlisar, Afrika hyn në hit parade-n edhe me barrierën e elektrifikuar mes Botsvanës dhe Zimbabvesë: preteksti janë kafshët e egra, por arsyeja e vërtetë janë refugjatët.
Përtej Atlantikut është muri mes SHBA dhe Meksikës, që përshkon Arizonën, Teksasin dhe Kaliforninë, për të cilët janë përdorur fillimisht materiale lufte nga konflikti i parë i Gjirit. E nisi Clintoni në vitin 1994, më pas u shtua, deri sa u shndërrua në emblemë e ndarjes mes jugut “rrugaç” dhe veriut të pasur. Por në vendet e BRICS, ku hendeku në mirëqenie është më i madh, lagjet ndahen përgjatë linjave të pasurisë dhe varfërisë. Si në Alphabille, San Paolo në Brazil, ku 60 km mbrojnë zotërinjtë nga populli i favelasve.
Mbetet në fund muri më i gjatë, mes Koresë së Veriut dhe Koresë së jugut. Ka 61 vite që ndërtohet dhe shtrihet në 246 kilometra. Aq shumë është lënë pas nga historia, saqë ndoshta ka ardhur momenti të nxirret në pension. Sepse edhe ai, ashtu si të gjithë “nipërit e tij”, ka një fat të paracaktuar: çdo mur lind, për t’u shembur herët a vonë. Gigi Riva/L’Espresso/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button