Analiza

Ukraina ishte objektivi ideal

ukraina objektiviSemën Gluzman

“Lb”, Ukrainë

Njëzetë vite vjedhje dhe grabitje, nën tingullin e fjalëve plot patos për historinë ukrainase, për patriotizmin dhe të drejtën. Deputetë, presidentë, ministra: kanë grabitur gjithcka që ishte për t’u grabitur. Pasoja është që sot Ukraina ka një sistem gjyqësor në shërbim të një elite të ngushtë, një ekonomi të fundosur dhe një shtet totalisht të korruptuar. Një shtet me arkat bosh, që megjithatë arrin të ushqejë dhjetëra miliarderë dhe narkotrafikun. Një shtet që faktikisht ka mbetur pa një ushtri në gjendje të luftojë. Dhe ja ku vjen pushtimi i Krimesë. Paradhoma e një lufte ndërkohë që Ukraina është në prag të falimentit, një moment ideal për të sulmuar një vend të dobët. Tani, “shokët tanë të udhëtimit” në Parlament janë të trembur, por do ta marrin veten dhe do të presin me duartrokitje dhe me kore ushtarët rusë. Shumë do ta bëjnë me sinqeritet, të tjerët vetëm prej një frike të lashtë ndaj më të fortit. Në krah të tyre do të jenë oligarkët, të cilët me kujdes i kanë fshehur paratë e tyre në banka zvicerane ose austriake.

Na presin kohë të vështira, kohë ankthi. Putini ka nevojë për një luftë, sepse ajo është aleatja më e mirë e tiranisë: lejon ruajtjen e një gjendjeje të jashtëzakonshme, me ndihmën e mjeteve artificialë dhe armiqve imagjinarë. Ukrainasit janë objektivi ideal. Eshtë shumë e lehtë t’i mundësh. Skllevërit rrallëherë bëjnë rezistencë ndaj një armiku të jashtëm, shpresojnë gjithmonë që gjërat do të shkojnë më mirë. Dhe kanë gjithmonë dëshirë për ndëshkimin publik të tiranit paraardhës. Fatkeqësisht, historia përsëritet.

Leave a Reply

Back to top button